Shtatzënia
-
Ndryshimet e trupit që ndodhin pasi të ngelni shtatzënë
Ndryshimet e trupit që ndodhin pasi të ngelni shtatzënë Gjatë shtatzënisë, disa ndryshime hormonale, fizike dhe psikologjike janë më se normale. Ne po ju paraqesim disa nga ato më të zakonshmet që ndodhin pothuajse te të gjitha gratë shtatzëna. Ndoshta shumë prej jush i kanë provuar, por ato të cilat e kanë për herë të parë, do të mësojnë se çfarë do të presin. Ndryshimet hormonale Pasi ngelin shtatzënë, femrat përballen me një rritje të menjëhershme të estrogjenit dhe progesteronit, por edhe me ndryshimet në sasinë e funksionin e shumë hormoneve të tjera. Ndryshimi i tyre jo vetëm ndikon në humor, por edhe në efektin që i jep aktiviteti fizik trupit. E rëndësishme është që këto ndryshime hormonale ndihmojnë në zhvillimin e fetusit. Femra prodhon më shumë estrogjen gjatë shtatzënisë se sa gjatë gjithë jetës së saj. Ndryshimi i estrogjenit bën të mundur qarkullimin më të lehtë të ushqyesve nëpërmjet mitrës dhe placentës ndërsa ndihmon në zhvillimin e fetusit. Ky hormon e arrin pikun në 3-mujorin e tretë. Ndërsa gjatë 3-mujorit të parë shkakton të vjella, e në 3-mujorin e dytë luan një rol thelbësor në prodhimin e qumështit, i cili rrit edhe gjoksin. Rritja e nivelit të progesteronit shkakton rritje të uretrës që lidh veshkat me fshikëzën e urinës. Gjithashtu ai ndikon në rritjen e mitrës duke e bërë të përshtatshme për mbajtjen e fëmijës. Lidhja e hormoneve me ushtrimet fizike Edhe pse këto hormone janë të domosdoshme për suksesin e një shtatzënie, ato mund ta bëjnë më të vështirë kryerjen e ushtrimeve fizike. Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për ndrydhje apo dëmtime në gju apo kyçe, duke qenë se ligamentet janë më të ndjeshëm e të lirshëm. E gjithë pamja e femrës ndryshon. Gjinjtë janë më të mëdhenj, pjesa e barkut nga e sheshtë merr një formë gjysmërrethi, duke rritur edhe harkun e shpinës. Rrjedhimisht ndryshon edhe qendra e gravitetit të trupit duke ndikuar në sensin e ekuilibrit. Shtimi në peshë, ruajtja e lëngjeve dhe aktiviteti fizik Shtimi në peshë është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Por kjo ndikon në vështirësimin e kryerjes së aktiviteteve fizike, ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe lëngjeve të trupit, veçanërisht në gjymtyrët e poshtme. Pjesa më e madhe e tyre vëren një ënjtje të këmbëve gjatë 3-mujorit të dytë. Mbajtja e lëngjeve nga organizmi është përgjegjës për gati 25% të peshës së shtuar. Për të shmangur këtë duhet të lëvizni, të shmangni kafeinën, sodiumin e të konsumoni ushqime të pasura me kalium. Shtimi në peshë është arsyeja kryesore që ndieni vështirësi kur bëni ushtrime fizike. Ndryshime të flokëve e të thonjve Ndryshimi i hormoneve ndikon në rritjen e flokëve apo të thonjve. Në shumë raste, mund të ndikojë në rënien e flokëve. Por ka edhe përjashtime ku disa femra pësojnë një forcim dhe rritje të flokëve. Këto ndryshime të flokëve normalizohen pas lindjes e ky proces mund të zgjasë deri në 1 vit pas lindjes. Për sa u përket thonjve, disa femra pësojnë një rritje më të shpejtë të tyre, e disa të tjerave u bëhen më të ndjeshëm e i thyhen. Ndryshimi i gjoksit Duke qenë se organizmi përgatitet për prodhimin e qumështit, gjoksi pëson një sërë ndryshimesh të rëndësishme gjatë shtatzënisë. Hormonet që ndikojnë në pigmentimin e lëkurës, e bëjnë më të errët areolën apo lëkurën rreth saj. Ai bëhet më i ndjeshëm dhe i tendosur, venat janë më të dukshme e thithkat më të dala. Madje disave mund t’u krijohen edhe shenja strijesh (smagliatura) veçanërisht nëse kanë pësuar një rritje të menjëhershme. Shpesh mund të shfaqen edhe kokrra të vogla në areole dhe shumica e femrave kanë rrjedhje të një lëngu të trashë e të verdhë (kolostrum) gjatë 3-mujorit të dytë. Ky është fillimi i prodhimit të qumështit. Në disa raste, mund të vini re disa si gjëndra në gjoks, të cilat mund të jenë nga kanalet e bllokuara të qumështit. Nëse ato nuk zhduken, nëse i keni bërë masazh dhe e keni lagur me ujë të ngrohtë për disa ditë rresht, atëherë konsultohuni me një doktor. Ndryshime të qafës së mitrës Qafa e mitrës pëson ndryshime gjatë shtatzënisë. Ajo bëhet më e trashë, e fortë dhe në formë gjëndre. Gjithashtu prodhon një mukozë të trashë për të mbrojtur mitrën. Disa javë para lindjes, qafa e mitrës zbutet dhe zgjerohet pak nga presioni i fëmijës. Në momentin e lindjes, ajo zgjerohet shumë, zbutet dhe hollohet duke ndihmuar në daljen e foshnjës. Ndryshime vizive Disa femra pësojnë edhe ndryshime vizive të karakterizuara nga rritja e miopisë (sheh nga afër, por jo nga larg). Megjithatë pas lindjes, ato kthehen në gjendjen e mëparshme. Ndryshime të zakonshme janë turbullimi i shikimit dhe vështirësi në mbajtjen e lenteve. Ato mund të pësojnë rritje të presionit të syve dhe akoma më të rrezikuara janë femrat me probleme me sytë apo me diabet të cilat mund të shkojnë deri në shkëputje të retinës së syrit apo humbje të shikimit. Ndryshim i shijes dhe nuhatjes Ndjesia e shijes ndryshon duke pasur preferencë për ushqime më të kripura apo më të ëmbla se sa femrat jo shtatzëna. Rënia e aftësisë për të shijuar është më e dukshme gjatë 3-mujorit të parë. Pas lindjes ato kthehen në normalitet dhe i shijojnë ushqimet si më parë. Madje disa mund të përjetojnë edhe një shije metalike në gojë, duke i provokuar akoma më shumë të përzierat dhe ky mund të jetë edhe një tregues i një diete jo të mirëbalancuar. Për sa i përket nuhatjes, ajo bëhet shumë e ndjeshme ndaj aromave të ndryshme. Hiperpigmentimi i lëkurës Femrat gjatë shtatzënisë mund të kenë edhe probleme me lëkurën. Edhe pse disa mund të jenë të përkohshme, disa të tjera lënë shenja të përhershme (strijet). Një ndryshim i lëkurës është ai i hiperpigmentimit. Kjo ka të bëjë me errësimin e ngjyrës së lëkurës në pjesë si: areole, në pjesët intime dhe në plagët apo shenjat. Më shumë se 70% e femrave pësojnë një errësim të lëkurës së fytyrës, duke u njohur si “melasma apo njolla”. Këto mund të përkeqësohen edhe me ekspozimin në diell, prandaj mos e ndani kremin mbrojtës. Në shumë raste, lëkura rregullohet pas lindjes. Strijet (smagliaturat) Janë ndryshimet e njohura si çarje të lëkurës apo zgjerim (strije ose striae gravidarum) që shkaktohen nga tërheqja e lëkurës dhe nga ndikimi i hormoneve. Rreth 90% e femrave përballen me këtë problem, zakonisht në 3-mujorin e tretë, në pjesën e barkut dhe të gjoksit. Edhe pse këto shenja mund të mos zhduken plotësisht, ato pas lindjes mund të zvogëlohen e të përshtaten me ngjyrën e lëkurës. Ndryshimi i nishaneve Hiperpigmentimi, si pasojë e ndryshimit të hormoneve, mund të ndryshojë edhe ngjyrën e nishaneve. Pas lindjes përgjithësisht gjithçka normalizohet, por disa ndryshime mund të jenë edhe të përhershme. Frymëmarrja dhe ndryshimi i oksigjenit në gjak Kur jeni shtatzënë, sasia e ajrit që hyn dhe del nga mushkëritë rritet me 50%. Disa femra hasin vështirësi kur marrin frymë thellë, kjo sepse me rritjen e mitrës, lëvizja e diafragmës është më e limituar. Kjo ndjesi duket sikur je “e uritur për ajër”. Ushtrimet fizike mund t’ju vijnë në ndihmë. Gjithashtu femrat shtatzëna kanë një nivel më të lartë të oksigjenit në gjak rreth 10-20% më shumë. Dehidratimi Kur ju bëni ushtrime për 20-30 minuta, apo kur i bëni në një mot të nxehtë, apo të lagësht, ju do të djersitni. Humbja e lëngjeve mund të ulë qarkullimin e gjakut në mitër, muskuj apo në organe të tjera. Gjithmonë duhet të rrini e hidratuar, sepse fëmija ka nevojë për oksigjen dhe ushqyes, të cilat sigurohen nëpërmjet gjakut. Disa këshilla të përgjithshme për femrat shtatzëna gjatë aktivitetit fizik – Shmangni ushtrimet në natyrë në një mot të nxehtë apo të lagësht – Ushtrohuni në vende me qarkullim të mirë të ajrit – Noti është shumë i mirë, pasi nxehtësia shpërndahet me lehtësi në të gjithë trupin – Konsumoni shumë ujë apo lëngje pa kafeinë gjatë ushtrimeve – Pini lëngje edhe nëse nuk keni etje – Vishni rroba të lehta që lejojnë ajrin – Vishni reçipeta të rehatshme – Shmangni saunat – Pas ushtrimeve, mos u lani me ujë të ngrohtë, pa u ftohur më parë E gjithë pamja e femrës ndryshon. Gjinjtë janë më të mëdhenj, pjesa e barkut nga e sheshtë merr një formë gjysmërrethi duke rritur edhe harkun e shpinës Më shumë se 70% e femrave pësojnë një errësim të lëkurës së fytyrës, duke u njohur si “melasma apo njolla”. Këto mund të përkeqësohen edhe me ekspozimin në diell, prandaj mos e ndani kremin mbrojtës
-
Diabeti gjestacional
Diabeti gjestacional paraqet tip të veçantë të diabetit, i cili për herë të parë shfaqet në shtatzëni. Në shtatzëni, hormonet e placentës e bllokojnë aktivitetin e insulinës, hormon i cili sekretohet apo prodhohet në pankreas. Roli i insulinës ka për qëllim rritjen e futjes së glukozës në qeliza. Me bllokimin e aktivitetit të insulinës, pengohet hyrja e glukozës në qeliza, dhe si pasojë e kësaj rritet niveli i glukozës në gjak me përparimin e shtatzënisë, placenta prodhon më tepër insulinë duke i bllokuar hormonet, gjë që çon në rritjen e nivelit të sheqerit tek nëna, duke penguar në këtë mënyrë rritjen dhe zhvillimin normal të fetusit. Është tepër e rëndësishme që diabeti gjestacional të njihet dhe të trajtohet sa më shpejtë të jetë e mundur, për të minimizuar kështu rrezikun e komplikimeve te foshnja. Cilat janë simptomat e diabetit gjestacional? Numri më i madh i grave shtatzëna me diabet gjestacional nuk kanë asnjë shenjë të dukshme apo simptoma të sëmundjes. Pikërisht, kjo është arsyeja pse të gjitha gratë shtatzëna duhet të bëjnë skrining për diabet gjestacional në periudhën ndërmjet javës 24 - 28 të shtatzënisë. Një numër i ulët i grave kanë rrezik të ulët të diabetit gjestacional, prandaj nuk duhet të testohen. Në këtë grup bëjnë pjesë gratë nën moshën 25 vjeçare , me peshë trupore të shëndetshme, të cilat nuk kanë një histori familjare për diabet, të cilat nuk ka pasur asnjëherë rritje të nivelit të sheqerit, të cilat nuk kanë lindur bebe me peshë të madhe trupore dhe nëse në shtatzëninë e mëparshme nuk kanë pasur komplikime lidhur me diabetin. A ekzistojnë teste për diabetin gjestacional? Diabeti gjestacional testohet me anë të testit laboratorik (glucose challenge test), i cili bëhet në periudhën ndërmjet javës 24 - 28 të shtatzënisë. Megjithatë, testi mund të bëhet edhe gjatë kontrollit të parë në shtatzëni nëse shtatzëna ka rrezik të rritur për shfaqjen e diabetit. Nëse testi i bërë herët në shtatzëni është pozitiv, kjo do të thotë se keni diabet të tipit 2 para shtatzënisë, që nuk është hasur më parë. Testi realizohet në dy hapa, së pari pini një tretje që përmban 50 gram sheqer. Pas një ore matet sheqeri në gjakun tuaj, ndërsa rezultati do të tregojë nëse keni diabet gjestacional ose jo. Nëse rezultati është mbi normat normale, nevojiten teste të mëtejshme që të vërtetohet diagnoza. Sa i shpeshtë është diabeti gjestacional? Diabeti gjestacional shfaqet tek 10 % e grave shtatzëna. Pas lindjes, ky problem zhduket pothuajse tek të gjitha gratë dhe niveli i sheqerit në gjak normalizohet. Por, nëse diabeti gjestacional paraqitet në një shtatzëni, ka gjasa të mëdha që të përsëritet në shtatzënitë tjera. Krahas kësaj, studimet tregojnë se tek 20 - 50 % e grave të cilat kanë pasur diabet gjestacional në periudhë prej 10 viteve mund të kenë shfaqje të diabetit tip 2. Cilët janë faktorët e rrezikut të diabetit gjestacional? Faktorët e rrezikut për zhvillimin e diabetit gjestacional janë: Nëse nëna është mbi moshën 30 vjeçare Pesha e tepërt trupore e nënës Historia familjare e diabetit Diabeti gjestacional në shtatzëninë e mëparshm Nëse më parë keni lindur fëmijë me peshë më të madhe Nëse më parë keni lindur fëmijë pa jetë Si ndikon diabeti gjestacional mbi foshnjën? Nëse nuk trajtohet, diabeti gjestacional mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore për ju dhe foshnjën tuaj. Gjatë shtatzënisë mund të shfaqet sasi e tepërt e lëngut amniotik, duke shkaktuar lindje të parakohshme. Nëna të cilat kanë diabet gjestacional kanë gjithashtu rrezik të rritur për shfaqjen e pre-eklampsisë në shtatzëni. Ato nëna të cilat janë të ekspozuara ndaj infeksioneve të veshkave, fshikëzës së urinës dhe qafës së mitrës. Te shtatzënat me diabet gjestacional gjasat janë të rritura për vdekjen e papritur të fetusit në muajt e fundit të shtatzënisë. Niveli i rritur i glukozës në gjakun e foshnjës në shtatzëni shkakton rritjen e indit yndyror, dhe kjo rritjen e peshës së foshnjës (makrosomia). Pesha e rritur e fetusit mund të çojë deri në lindje e vështirësuar vagjinale, dhe shpesh është e nevojshme lindja me prerje cezariane. Pas lindjes te foshnja mund të bjerë menjëherë sheqeri në gjak, dhe kjo mund të shkaktojë komplikime nëse nuk zbulohet dhe trajtohet gjendja në kohë. Cila është mënyra më e mirë për mjekimin e diabetit gjestacional? Është tepër i rëndësishëm kontrolli i diabetit gjestacional gjatë periudhës së shtatzënisë. Kontrolli bëhet nga ana e gjinekologut dhe endokrinologut. Trajtimi i diabetit gjestacional ka për qëllim të ruaj nivelin normal të glikemisë në gjak. Trajtimi përfshinë gjithmonë një dietë të rregullt, të balancuar dhe të planifikuar mirë, stërvitje të rregullt dhe më tepër konsumim të lëngjeve. Ushqimi duhet të përmbajë proteina, karbohidrate komplekse dhe yndyra, duhet të shmangni ëmbëlsirat, lëngje të ëmbla me gaz dhe brumëra. Ushqimi ka rëndësi thelbësore në përballjen me këtë problem. Trajtimi më i shpeshtë i diabetit gjestacional në fakt është dieta e shëndetshme dhe stërvitja e rregullt, por nëse edhe krahas kësaj nuk arrihet kontroll efektiv i nivelit të sheqerit në gjak, nevojitet trajtim mjekësor me rekomandim të endokrinologut. Çfarë mund të bëjë për të parandaluar diabetin gjestacional? Ruajtja e peshës së shëndetshme para shtatzënisë, ushqim i balancuar dhe i rregullt i pasur me proteina, shmangia e ushqimit të rafinuar dhe të pasur me sheqer, si dhe aktivitet i rregullt fizik janë më të rëndësishmit në parandalimin e diabetit gjestacional. Nëse i përmbaheni këtyre rregullave, mund ta zvogëloni rrezikun e shfaqjes së diabetit gjestacional deri në 70%. Frika e dhimbjeve gjatë lindjes i ndjek pothuajse të gjitha gratë shtatzëna madje që në fillim të shtatzënisë. Për vite me radhë gratë shtatzëna ishin vetëm në dorën e tyre, i toleronin dhimbjet e lindjes. Për një kohë të gjatë qëndronte mendimi se gëzimi i lindjes së fëmijës, në vetvete do të mjaftonte për nënën që t’i harrojë vuajtjet e përjetuara gjatë lindjes. Por sot është provuar shkencërisht se procesi i zgjatur dhe intenzivisht i dhimbshëm i lindjes mund të ketë shumë efekte anësore si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Mendohet se një nga arsyet e depresionit të pas lindjes tek nëna, është pikërisht mundimi i zgjatur dhe vuajtjet gjatë procesit të lindjes, pa trajtim të dhimbjeve të lindjes.
-
Sëmundjet e tiroides në shtatzëni
Sëmundjet e tiroides në shtatzëni Sëmundjet tiroide, hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi, janë relativisht të shpeshta në shtatzëni dhe është me rëndësi që të trajtohen. Tiroidi është një organ që ndodhet në pjesën e përparme të qafës që i liron hormonet të cilat e rregullojnë metabolizmin tuaj (mënyra si trupi juaj e shfrytëzon energjinë), zemrën dhe sistemin nervor, peshën, temperaturën trupore, dhe shumë procese tjera në trup. Gjatë shtatzënisë, nëse keni hipertiroidizëm apo hipotiroidizëm para-ekzistues, mund të keni nevojë për kujdes të shtuar mjekësor për t’i kontrolluar këto gjendje gjatë shtatzënisë, posaçërisht në tremujorin e parë. Ndonjëherë, shtatzënia mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me hipertiroidizmin në tremujorin e parë. Nëse përjetoni dridhje, humbje peshe, dhe të vjella të vazhdueshme, duhet ta kontaktoni mjekun tuaj. Sëmundjet e patrajtuara të tiroidës në shtatzëni mund të çojnë në lindje të parakohshme, pre-eklampsi (rritje e lartë e shtypjes së gjakut), abort, dhe peshë të vogël të foshnjës në lindje ndër problemet tjera. Është me rëndësi të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni histori të hipertiroidizmit apo hipotiroidizmit me qëllim që të monitoroheni para dhe gjatë shtatzënisë, dhe që trajtimi të përshtatet sipas nevojës. Simptomat e hipertiroidizmit dhe hipotiroidizmit në shtatzëni Hipertiroidizmi Simptomat e hipertiroidizmit mund t’i imitojnë simptomat e shtatzënisë normale, si rrahjet e shtuara të zemrës, ndjeshmëria ndaj temperaturave të larta, dhe lodhje. Simptomat tjera të hipertiroidizmit mund t’i përfshijnë këto: • Rrahje të parregullta të zemrës • Nervozizëm • Marramendje apo të vjella të rënda • Dridhje e lehtë • Vështirësi për të fjetur • Humbje peshe apo peshë e ulët e shtuar për shtatzëni të zakonshme Hipotiroidizmi Simpomat e hipotiroidizmit, sikurse rraskapitje e madhe dhe shtim peshe, mund të ngatërrohen lehtë me simptomat normale të shtatzënisë. Simptomat tjera përfshijnë: • Kapsllëk • Vështirësi në përqëndrim dhe probleme të kujtesës • Ndjeshmëria ndaj temperaturave të ftohta • Ngërçe muskujsh Diagnostikimi i sëmundjes së tiroidës në shtatzëni Hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi në shtatzëni diagnostikohen në bazë të simptomave, ekzaminimit fizik dhe testeve të gjakut për t’i matur nivelet e hormonit që e stimulon tiroidën (TSH) dhe hormonet e tiroidës T4, dhe për hipertiroidiëm edhe T3.
-
Depresioni post-natal
Depresioni post-natal: simptomat, kush rrezikon, çfarë na ndihmon Depresioni post-natal te nenat shfaqet 3–6 muaj pas lindjes se foshnjes. Mjeket shpjegojne se depresioni mund te filloje gjate shtatezanise, por quhet depresion post-natal vetem nese vazhdon edhe pas lindjes se femijes. Pas sjelljes ne jete te nje femije, shume gra pesojne luhatje te humorit te tyre, pagjumesi, lodhje, frike, etj. Keto ndryshime fillojne 1-4 dite pas lindjes dhe mund te zgjasin deri ne 10 dite. Kjo njihet si melankoli e paslindjes dhe ne raste te tilla nuk ka asgje per t’u shqetesuar pasi behet fjale per nje gjendje kalimtare. Sipas statistikave, 50-80% e nenave te reja e perjetojne kete gjendje. Rastet per te cilat duhet te shqetesoheni nuk jane keto. Specialistet theksojne se rastet me rrezik jane ato, ne te cilat shqetesimet e permenduar me larte zgjasin pertej ketij kufiri kohor. Ne kete rast nenat e reja rrezikojne te vuajne nga depresioni past-natal. Sipas mjekeve, disa prej simptomave kryesore te depresionit post-natal jane: 1. Shqetesim, panik dhe brenga 2. Nervozizem dhe zemerim 3. Pikellim, shqetesim dhe deshperim 4. Ndjenja faji 5. Humbje te pergjithshme te interesit 6. Humbje e kenaqesise per cdo gje 7. Qarje te shpeshta ose paaftesi per te qare 8. Ulje te vleresimit per veten 9. Luhatje te gjendjes shpirterore 10. Ngritje te zerit dhe humbje te kontrollit 11. Humbje e interesit per marredheniet seksuale 13. Crregullime ne menyren e te ushqyerit 14. Mungese energjie dhe rraskapitje 15. Crregullime me gjumin 16. Mbizoterim te mendimeve negative 17. Mungese perqendrimi Nje prej shkaqeve me te zakonshme te stresit jane ndryshimet e jetes, pergjithesisht asgje me shume se lindja e femijes nuk e ndryshon jeten e nje gruaje. Sipas mjekeve dhe psikologeve, lindja e femijes eshte koha kur femrat perjetojne me shume ndryshime biologjike, emocionale dhe sociale. Mund te ndodhe qe nga gjithe keto ndryshime nje nene e re te behet pre e depresionit post-natal. Çdo femer qe lind femije mund te preket nga depresionin post-natal. Bazuar ne statistika eshte bere e ditur se 10-15 femra nga 100 e perjetojne ate. Mjeket theksojne se, shifrat e verteta mund te jene edhe me te larta sepse shume femra nuk kerkojne ndihme dhe nuk i tregojne te tjereve per ndjenjat e tyre. Ekzistojne disa faktore qe rrisin propabilitetin per t’u prekur nga depresioni pas-lindjes. Ato jane: 1. Perjetim i meparshem i depresionit. 2. Lindje e veshtire dhe traumatike. 3. Ekzistenca e probleme ne marredhenien bashkshortore. 4. Perjetimi i ngjarjeve te tjera te veshtira ne jeten tuaj 5. Izolimi nga shoqeria dhe te afermit. 6. Problemet financiare 7. Humbja e oreksit 8. Moskujdesja per veten ose kujdesi i tepruar per veten dhe foshnjen. 9. Veshtiresi per t’u adaptuar me rolin e ri, ate te nenes. 10. Mbingarkesa. 11. Abortet spontane ne te kaluaren. Nese identifikohet heret depresioni post-natal eshte i sherueshem. Hapat e pare qe duhen ndjekur ne keto raste jane: 1. Pranoni se dicka nuk eshte ne rregull 2. Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonje shok/shoqe apo ndonje nga pjestaret e familjes per ndjenjat tuaja 3. Bisedoni me mjekun 4.Shmangni vetmine 5. Pranoni ofertat per ndihme praktike 6. Mos u mundoni te beheni amvise e persosur dhe beni sa me pak pune qe te jete e mundur. 7. Pushoni sa me shume sepse lodhja e keqeson depresionin. 8. Hani ushqim te shendetshem 9. Kryerni ushtrimet fizike
-
Problemet e mëdha të shtatzënisë
Gjatë shtatzënisë, krahas problemeve të vogla, të cilat nuk kanë nevojë për trajtim, apo trajtohen pa u shtruar në maternitet, ndodhin edhe probleme të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të fëmijës. Pikërisht për këto arsye ato trajtohen në maternitet.
-
Sëmundja e mëngjesit
Sëmundja e mëngjesit është një nga simptomat më të zakonshme dhe më të njohura të fillimit të shtatzënisë. Midis 7 dhe 8 nga çdo 10 gra shtatzëna do të ndjehen të sëmura (përzierje) gjatë shtatzënisë së tyre dhe 5 apo 6 nga 10 në të vërtetë do të përjetojnë të vjella. Disa studime kanë treguar që sëmundja e moderuar është një shenjë e shtatzënisë “së mirë”, me pak rrezik për abort. Për shumicën e grave sëmundja e mëngjesit, e cila mund të ndodhë në çdo kohë të ditës, është një problem mjaft i vogël që zakonisht zhduket pas 3 muajve të parë. Por ndonjëherë problemi është më i rëndë dhe zgjatet në kohë. Nënat e prekura keq mund të dështojnë për të fituar ndonjë peshë gjatë shtatzënisë së tyre dhe fëmijët e tyre mund të jenë të vegjël dhe të keq-ushqyer në lindje. Në raste të rralla (rreth një në 1000), të vjellat e shtatzënisë janë shumë të rënda saqë nënat e prekura kanë nevojë për shtrim në spital. Kjo gjendje është e njohur si hyperemesis gravidarum dhe mund të kërkojë trajtim me ushqim intravenoz (me anë të pikave). A mund të trajtohet sëmundja e mëngjesit? Nuk ka asnjë trajtim të thjeshtë për përzierjet dhe të vjellat gjatë shtatzënisë. Edhe pse ilaçet janë shmangur më së miri në shtatzëni, sidomos në muajt e parë, ka disa që janë përdorur për shumë vite me asnjë rrezik të dukshëm për fëmijën në zhvillim. Në rastet më të rënda ato mund të jenë të nevojshme. Ndryshime të caktuara të mënyrës sesi ushqimi është përgatitur dhe ngrënë mund të ndihmojë. Këto sugjerime janë me vlerë që të ndiqen: • Hani vakte të shpeshta dhe të vogla; • Shmangni pijet me sasi të madhe. Pini shpesh dhe pak ndërmjet të ngrënit; • Shmangni ushqimet me yndyrë, djegëse dhe të skuqura; • Mos harxhoni shumë kohë në kuzhinë dhe shmangni erën e ushqimeve kur bëni pazar; • Përgatitni ushqimet në kohën kur ndjeni më pak përzierje; • Mundohuni të hani një biskotë të thatë (ose çfarëdo gjëje tjetër) para se të ngriheni nga shtrati në mëngjes. Nëse jeni shtatzënë dhe sëmundja që keni është shumë e rëndë për t’u injoruar, flisni me doktorin tuaj rreth kësaj.
-
Analizat e domosdoshme para shtatzënisë
Analizat e gjakut për sëmundje gjenetike - Në qoftë se po planifikoni të bëheni me fëmijë mjekët rekomandojnë të merrni në konsideratë të bëni analizat e gjakut për çrregullimet gjenetike si Fibroza cistike apo Tay-Sachs.
-
Cilat janë shenjat e para te shtatzënisë?
1.Gjinj te ënjtur, të ndjeshëm Njëra nga shenjat e para te hershme te shtatzënisë jane gjinjtë e ndjeshëm, te dhimbshëm (ne prekje) qe shkaktohet nga rritja e niveleve te hormoneve. Dhimbja eshte si nje version i ekzagjeruar i asaj se si ndihen gjinjtë tuaj pak para menstruacioneve. Kjo dhimbje do te venitet pas tre mujorit te pare me përshtatjen e trupit tuaj ndaj ndryshimit hormonal. 2.Lodhje Është e mundur qe rritja e shpejte e niveleve te hormonit progesteron është kontribues ne përgjumjen tuaj. Ju duhet te filloni te ndiheni me energjike pasi te keni hyre ne tre mujorin e dyte edhe pse lodhja prape zakonisht kthehet nga fundi i shtatzënisë, atëherë kur ju bartni me shume peshe dhe disa prej parehative te shtatzënisë e bejne me te vështirë per ju qe te beni gjumë te mire gjate nates. 3. Gjakderdhje nga ngjizja Disa gra kane nje sasi te vogel te gjakderdhjes vaginale përafërsisht 11 apo 12 dite pas ngjizjes (afer kohes kur ju mund te vereni se nuk po ju vijne menstruacionet). Gjakderdhja ndoshta shkaktohet kur veja e ngjizur vendoset ne shtresën brendshme te pasur me gjak te mitres – nje proces qe fillon vetem gjashte dite pas ngjizjes. Gjakderdhja eshte e lehte (shfaqet si pike e kuqe apo njolla te kuqe ne kafe) dhe zgjat vetem nje apo dy dite. Tregojini mjekut tuaj nese vëreni nje gjakderdhje apo pikim te tille, e veçanërisht nese keni edhe dhembje, pasi kjo mund te jete shenje e shtatzënisë ektopike (kur veja e ngjizur vendoset jashte mitres). 4 Përzierje apo vjellje Nese jeni si shumica e femrave, sëmundja e mengjesit nuk vjen gati nje muaj pas mbarsjes. Por disa gra fillojne te ndihen jo rehat pak me heret. Dhe jo vetem ne mëngjes sepse përzierja dhe vjellja te shkaktuara nga shtatzënia mund te jene problem ne mëngjes, pasdite dhe mbremje. Rreth gjysma e grave me te tila problemesh ndihen te çliruara nga fillimi i tre mujorit te dyte. 5.Rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave Nëse jeni shtatzëne per here te pare nuk është e pazakonte nese ndiheni e neveritshme nga aroma e ndonjë ushqimi apo kafeje dhe nese nga disa aroma tjera ju vjen per te vjelle. Edhe pse askush nuk e di me siguri, ky mund te jete si efekt anesor i rritjes se shpejte te estrogjenit ne sistemin tuaj. Ju ndoshta zbuloni se edhe disa prej ushqimeve qe ju kane pëlqyer me pare tashme befas jane te neveritshme. 6.Fryrje e barkut Ndryshimet hormonale ne shtatzëninë e hershme mund te bëjnë te ndihesh e fryer, është e ngjashme me ndjenjen qe disa gra kane pak para se t’iu vijnë menstruacionet. Kjo eshte arsye pse veshjet e tua mund te ndihen me te shtrënguara ne bel, edhe ate qysh ne fillim atëherë kur mitra juaj eshte ende shume e vogel. 7.Urinim i shpeshtë Pak pasi te ngeleni shtatzënë ju ndoshta e vini re se gjate gjithe kohes shpejtoni per ne tualet. Pse? Kryesisht ngaqë gjate shtatzënisë sasia e gjakut dhe lëngjeve tjera ne trupin tuaj rritet, e kjo shpie ne procesimin e lëngjeve shtese nga veshket e tua qe me pas perfundon ne fshikëzën e urines. Simptoma mund te filloj gjashte jave te tre mujorit te pare dhe te vazhdoje apo ndoshta edhe përkeqësohet me përparimin e shtatzënisë tuaj dhe me rritjen e foshnjës qe ben me shume presion ne fshikëzën tuaj. 8.Nuk ju kane ardhur menstruacionet Ju ndoshta do te beni testin e shtatzënisë qysh me pare nëse vereni se menstruacionet nuk po vijnë ne kohen qe rregullisht kane ardhur me pare. Por nese nuk jeni e rregullt apo edhe nese nuk mbani shënime per ciklin menstrual tuaj, përzierjet, ndjenja per te vjelle dhe gjinj te tendosur plus shkuarjet e shpeshta ne tualet mund te sinjalizojnë shtatzëninë para se te vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.
-
Shenjat e shtatzënisë
Shenjat më të zakonshme të shtatzënisë Shenjat e shtatzënisë shpesh ngjajnë me shenjat të cilat shfaqen gjatë ciklit menstrual. Këto janë dhjetë shenjat më të zakonshme të cilat tregojnë se trupi juaj po përjeton ndryshime. 1. Gjinj të fryrë Zakonisht, gjinjtë e fryrë dhe dhimbja e tyre janë shenjat e para të shtatzënisë. Gjinjtë janë të fryrë dhe dhembin sikurse ndodh edhe para ciklit menstrual, megjithatë, këto shenja mund të jenë më të theksuara. Kjo gjendje mund të zgjasë për disa javë ose gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Përse shfaqet kjo simptomë? Rritja e rrjedhës së gjakut e shkaktuar nga ndryshimet hormonale, i bën gjinjtë tuaj më të ndjeshëm dhe të fryrë. Përdorni të brendshme të rehatshme. 2. Errësim i areolës ( pjesës rreth thithës së gjirit) Errësimi i areolës mund të shfaqet që në javën e parë pas mbetjes shtatzënë. Gjatë shtatzënisë areolat mund edhe të zmadhohen, ndërsa për sa i përket errësimit të tyre, kjo mund të ndryshojë gjatë kohës së shtatzënisë. Zakonisht, pas lindjes, areolat e rikthejnë ngjyrën e tyre normale. Përse shfaqet kjo simptomë? Rritja e hormoneve gjatë shtatzënisë është shkaku i errësimit të ngjyrës së areolave. Në këtë mënyrë gjinjtë tuaj fillojnë të përgatiten për dhënien e qumështit me gji. Ndryshimi i ngjyrës së thithës së gjirit, nuk është e pazakontë, prandaj nuk keni arsye përse të shqetësoheni. Për këtë ndryshim ju mund të bisedoni me doktorin tuaj. 3. Gjakderdhje e pakët Shfaqja e gjakderdhjes me ngjyrë të zbehtë (ngjyrë rozë) mund të shfaqet nga 5-10 ditë pas mbetjes shtatzënë. Kjo është një shenjë e cila tregon se embrioni është implantuar (futur / përfshirë) në mitër. Përse shfaqet kjo simptomë? Disa ditë pas ngjizjes, veza e pllenuar (fekonduar) kapet në murin e mitrës, duke shkaktuar disa pika gjaku të zbehta. Kjo është një shenjë e mirë, fëmija juaj është implantuar në murin e mitrës, rritet dhe zhvillohet në një vend të sigurt. Nëse e vëreni këtë simptomë, kontaktoni doktorin tuaj dhe bëni një test shtatzënie. Nëse zgjat më tepër kohë, bëni një kontroll dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull. 4. Urinim i shpeshtë Kjo simptomë zakonisht shfaqet dy deri në tre javë pas ngjizjes. Përse shfaqet kjo simptomë? Pas kapjes apo ngjizjes së embrionit në murin e mitrës, krijohet hormoni hCG (human chorionic gonadotropin) i cili është shkaktari kryesor për urinimin tuaj të shpeshtë. Ky hormon lëshon estrogjen dhe progesterone, hormone të cilat e ruajnë shtatzëninë. Nëse keni problem me urinimin e shpeshtë për disa ditë me radhë, bëni një test shtatzënie. Ndoshta fëmija është nisur drejtë kësaj rruge. Prania e hCG hormonit i cili gjendet në urinë, është një shenjë e sigurt e shtatzënisë. 5. Lodhje Ndjenja e lodhjes dhe e humbjes së energjisë, do t’ju bëjë të mendoni se diçka nuk shkon siç duhet me kondicionin tuaj, por kjo mund të jetë edhe shenjë e shtatzënisë. Përse shfaqet kjo simptomë? Humbja e energjisë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale dhe për shkak të zhvillimit të fëmijës. Trupi juaj punon ‘jashtë orarit’ për të mundësuar çdo gjë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Bëni pushim. Kjo është ndihma e parë gjatë kësaj gjendje. Ndiqni ndryshimet që ju ndodhin në trup dhe reagoni sipas tyre. Nëse ndiheni të lodhur, bëni pak pushim nga aktivitetet tuaja të përditshme. Pushimet e shkurtra gjatë pasditeve të cilat nuk i keni praktikuar më parë, janë zgjidhja më e mirë. Përfshini edhe partnerin tuaj në kryerjen e detyrave tuaja të përditshme duke i ndarë ato së bashku. 6. Mungesa e ciklit menstrual Shpesh shenja të tjera të hershme të shtatzënisë i lini mbas dore, deri në momentin kur kuptoni se cikli juaj menstrual ka vonuar. Mësoni se kur është moment i duhur për të kryer një test shtatzënie për të marrë një rezultat të saktë. Përse shfaqet kjo simptomë? Shfaqja e ciklit mujor, tregon se veza nuk është pllenuar. Nëse cikli mujor nuk shfaqet , kjo tregon se pllenimi ka ndodhur. Nëse keni një cikël të rregullt, atëherë ndërprerja e ciklit është shenjë e shtatzënisë. Bëni një test dhe informoni doktorin tuaj. Nëse nuk keni një cikël të rregullt, atëherë fakti që cikli juaj ka vonuar nuk do të thotë se keni mbetur shtatzënë, por gjithsesi, bëni një kontroll ose konsultohuni me doktorin tuaj. 7. Të përziera në mëngjes Shfaqja e të përzierave në mëngjes ose të vjellat, mund të jenë një shenjë e shtatzënisë. Kjo simptomë mund të zgjasë deri në fund të tremujorit të parë të shtatzënisë, megjithatë, tek disa gra kjo mund të ndodhë përgjatë gjithë shtatzënisë. Do të ishte mirë të ishit një nga ato gratë fatlume të cilat e kalojnë të gjithë shtatzëninë pa të përziera dhe pa të vjella. Përse shfaqet kjo simptomë? Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje, mendohet se ndryshimet e nivelit të hormoneve janë shkaku i kësaj gjendje (hormonet janë përgjegjësit kryesorë për çdo ndryshim që ndodh në periudhën e shtatzënisë). Zakonisht kjo simptomë nuk është shumë e theksuar, prandaj ju këshillojmë që të qëndroni të qetë dhe të ndiqni ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj. Si fillim, përpiquni të hani më shpesh dhe në porcione më të vogla gjatë ditës. Nëse të vjellat janë të shpeshta, humbisni peshë dhe ju bën të ndiheni të dobët, kontaktoni mjekun tuaj. 8. Jeni të ndjeshëm ndaj aromave Ndjeshmëria juaj ndaj aromave, mund të bëjë që ushqimi juaj i preferuar të mbajë erë aq të keqe saqë nuk do të donit ta provonit përsëri. Nuk do të thotë se mund të shfaqet në çdo shtatzëni, por tek ato të cilat kanë ndjeshmëri irrituese ndaj aromave do t’ju thonë se e ndjejnë aromën e gatimit të shtëpisë fqinjë. Përse shfaqet kjo simptomë? Nuk ka studime shkencore të cilat tregojnë përse ndodh kjo gjë, por shumë gra shtatzëna kanë një ndjenjë të rritur të të ndjerit të aromave. Nëse vërtetë ju pengon , fillimisht përpiquni t’i shmangni aromat e forta. Nëse e ndjeni aromën e rrobave tuaja, mos përdorni zbutës rrobash gjatë larjes së tyre. Zakonisht, ky impuls është intensiv në fillim të shtatzënisë, prandaj mos u shqetësoni pasi kjo nuk zgjat për shumë kohë. 9. Fryrje dhe kapsllëk Në fillim të shtatzënisë shumë gra ndihen të fryra dhe kanë problem me tretjen e ushqimit. Këto simptoma mund të mos jenë të këndshme, por zakonisht largohen pas tremujorit të parë. Përse shfaqet kjo simptomë? Rritja e sasisë së estrogjenit dhe progesteronit është shkaku i shfaqjes së këtij problem. Shkakton ngadalësimin e sistemit të tretjes, dhe për këtë arsye shfaqen gazrat dhe kapsllëku. Ndiqni këshillat tona për të reduktuar fryrjen. 10. Rritja e dëshirës për disa ushqime të caktuara Studimet tregojnë se 90% e grave shtatzëna përjetojnë rritje dëshire për disa ushqime të caktuara, veçanërisht në tremujorin e parë. Përse shfaqet kjo simptomë? Nuk ekziston një përgjigje e saktë, por fajtorin e parë e kërkojmë tek mosbalancimi i hormoneve. Gjithashtu, dëshira e veçantë në lidhje me këto ushqime, tregon se çfarë i mungon trupit tuaj. Të shijuarit me masë, është mjaft normale, por duhet të bëni kujdes me marrjen e kalorive boshe, veçanërisht nëse ato fillojnë t’i zëvendësojnë vlerat ushqyese të shëndetshme. Ushqimi i shëndetshëm ka një rëndësi të madhe veçanërisht gjatë periudhës së shtatzënisë. Këshilla jonë është që gjithmonë të keni ide për ushqime alternative më të shëndetshme.
-
Shtimi İ Peshes Ne Shtatzani
Sa kilogram duhet të merren në shtatzëni? Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dihet se ndryshon sipas karakteristikave personale, ku rol të rëndësishëm luajnë pesha juaj para shtatzënisë, pesha që duhet fituar fëmija juaj, madhësia e placentës, dhe tiparet gjenetike. Por, rolin kryesor e luan mënyra e “ushqimit” gjatë shtatzënisë. Ju sugjerojmë që kilogramët e tepërta t’i hiqni para shtatzënisë. Është në dobinë tuaj nëse para shtatzënisë ktheheni në peshën tuaj normale, e cila mund të arrihet duke u ushqyer në mënyrë të balancuar, duke bërë ushtrime fizike. Gjithashtu, humbja e peshës për 5-10% në mënyrë dramatike mund të rrit gjasat për fertizilim dhe në këtë mënyrë rrit gjasat për shtatzëni, ndërkohë që ul rrezikun për sëmundje të sheqerit, rritjes së tensionit dhe sëmundje të zemrës. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë nëse nëna fiton mesatarisht 12 kilogram atëherë kjo pranohet si rritje normale e peshës. Nënat të cilat që në fillim të shtatzënisë janë të dobëta, është normale që ato të fitojnë më shumë peshë përkatësisht deri në 15-17kg. Ndërsa, nënat të cilat që në fillim të shtatzënisë janë mbipeshë atëherë sugjerohet që të mos fitojnë shumë peshë dhe përgjithësisht llogaritet se është e mjaftueshme të marrin 7-8kg. Pesha që fitohet në shtatzëni shkaktohet nga rreth 3-4 kilogram që i merr fëmija, 700 gr-1 kg peshon placenta, 700gr-1 kg peshon uji i fëmijës, 1 kg lidhet me rritjen e mitrës, 1,5-1,8 shkaktohen nga rritja e peshës së gjakut te nëna, 1 kg nga rritja e gjinjve, dhe 1-2 kg nga mbledhja e ujit te nëna. Nëse pesha juaj para shtatzënisë është e ulët ka shumë mundësi që të fitoni më shpejtë dhe më shumë peshë sesa nënat të cilat kanë pasur peshë normale ose të tepërt para shtatzënisë. Gjatë kohës së shtatzënisë nëse mendoni se “duhet të ha për dy persona, sepse po mbaj dy jetë” gaboheni, sepse kjo mund të çojë në marrjen e tepërt të peshës dhe kjo është e dëmshme. Nuk duhet të harroni se nënat të cilat marrin peshë brenda suazave normale kanë shtatzëni më të shëndetshme, por edhe lindja do të jetë normale, më e lehtë dhe pa rrezik. Gjithashtu, do ta keni shumë më të lehtë t’i ktheheni peshës suaj normale pas lindjes. Për të ndjekur peshën kemi një sugjerim të thjeshtë: Merrni një peshore dhe në mënyrë të rregullt matuni një herë në javë, në mëngjes dhe me veshje të lehta. (Edhe pse në 3 muajt e parë marrja e peshës mund të mos jetë e mjaftueshme) Që nga muaji i katërt pritet që të merrni nga 250gr në javë. Nga muaji i gjashtë llogaritet si normale nëse fitoni 25-400 gram.
-
Gjakderdhja gjatë shtatzënisë, cilat janë komplikimet?
Gjakderdhja gjatë shtatzënisë, cilat janë komplikimet? Një përqindje e vogël e femrave kanë gjakderdhje gjatë shtatzënisë si p.sh. pas raportit seksual ose disa të tjera për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me shtatzëninë si infeksione etj. Por, megjithatë gjakderdhja në shtatzëni është tregues i disa komplikimeve të rrezikshme si aborti, probleme të placentës që nuk duhen injoruar. Ja ç’duhet të dijë gruaja shtatzënë për gjakderdhjen gjatë 20 javëve të para dhe të fundit të shtatzënisë. Gjatë 20 javëve të para të shtatzënisë mjekët vlerësojnë se 25-40 % e femrave përjetojnë gjakderdhje gjatë 3 mujorit të parë. Gjakderdhja në këtë fazë të shtatzënisë shkaktohet nga: -Vezët e fekonduara janë ngjitur në murin e mitrës dhe bien poshtë. -Ndryshimet hormonale -Marrëdhëniet seksuale -Infeksionet Këto shkaqe janë më pak të dëmshme, por ka disa të tjera që vënë në rrezik jetën e nënës dhe fëmijës si: hemorragjia subkronike që shkaktohet nga gjakderdhja nëpër placentë ose aborti spontan që ndodh në 20 javët e para të shtatzënisë. Ky lloj aborti shoqërohet edhe me simptoma të tjera si dhimbje barku. Hemorragjia gjatë 20 javëve të para shkaktohet edhe nga shtatzënia ektopike e cila realizohet me një fekondim të vezëve jo në mitër, por në tubat fallopiane dhe më pas vendoset tek nëna. Nëse shtatzënia ektopike nuk diagnostikohet në kohë mund të jetë e rrezikshme për jetën e nënës. Gjatë 20 javëve të fundit të shtatzënisë rreziku i një aborti spontan nuk është shumë i latë si 20 javët e para, por gjakderdhja në pjesën e dytë të shtatzënisë duhet marrë shumë seriozisht, pasi ndodh vetëm për shkaqe madhore. Shkaqet për gjakderdhjen në gjysmën e dytë të shtatzënisë janë: -Marrëdhëniet seksuale -Kontrollet e qafës së mitrës -Kur placenta mbulon mitrën pjesërisht ose plotësisht -Placenta shkëputet nga mitra dhe shkakton gjakderdhje duke rrezikuar jetën e nënës dhe fëmijës.
-
İnfeksionet Cervikofaciale Vagjinale Ne Shtatzeni
Infeksionet cervikofaciale vagjinale në shtatzëni Infeksionet të cilat mund të shfaqen në shtatzëni mund të kalojnë pa i vënë re, ndërkohë që mund të shkaktojnë dëmtime si për fetusin ashtu edhe për nënën e ardhshme. Për të pasur një fetus të shëndetshëm dhe për ta ruajtur shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë, është i nevojshëm diagnostikimi dhe trajtimi i tyre i hershëm. Në rast se ndonjë nga infeksionet gjatë shtatzënisë nuk trajtohet, mund të arrijë deri në shkaktimin e abortit spontan, të lindjes së parakohshme, infeksione dhe sepsa tek fetusi. Disa prej tyre mund të dëmtojnë organogjenezën, duke shkatërruar zhvillimin e organeve dhe shqisave tek fetusi, si dhe mund të shkaktojnë anomali kongjenitale. Infeksionet gjatë shtatzënisë mund të shkaktohen nga bakteret, myku, viruset dhe parazitët. Infeksionet cervikofaciale vagjinale Këto infeksione gjatë shtatzënisë mund të çojnë në abort spontan, shpërthim të parakohshëm të ujërave të lindjes, rrjedhje të lëngut amniotik dhe lindje të parakohshme. Është e nevojshme dhe e rëndësishme që gruaja para shtatzënisë të kryej teste mikrobiologjike në lidhje me këto infeksione, në mënyrë për të shmangur pasojat dhe anët negative gjatë shtatzënisë. Shkaqet më të shpeshta të infeksioneve cervikofaciale vagjinale shkaktohen nga grupi i baktereve koliform, streptokoke, stafilokoke, enterokoke, kandida, klamidia, mikroplasma dhe ureaplasma. Nëse gruaja nuk i ka kryer këtë teste para shtatzënisë, gjatë periudhës së shtatzënisë bëhet bris mikrobiologjik në lidhje me këto baktere, dhe nëse është e nevojshme, merret terapi me antibiotikë sistemike dhe vagjinale. Infeksione të tjera të cilat mund ta dëmtojnë fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë, janë dhe infeksionet me gonorre, trikomonas, tuberkulozi, listeria, etj. dhe të gjitha këto duhet të trajtohen dhe të shërohen siç duhet. Gjithashtu, gjithnjë dhe më tepër është i pranishëm infeksioni me AIDS dhe SIDA, të shkaktuara nga virusi HIV, me të gjitha pasojat e sindromës së mungesës së imunitetit të fetusit dhe pasojat për jetën e mëtejshme të fëmijës. Numri i infeksioneve gjatë periudhës së shtatzënisë, të cilat mund ta dëmtojnë fetusin dhe nënën, është vërtet i madh. Kontrollet e rregullta gjinekologjike para dhe pas shtatzënisë, dhe konsultimet me gjinekologun tuaj, do të ndihmojnë në reduktimin e shfaqjes së tyre, dhe efekteve negative të cilat ndikojnë në shëndetin e nënës dhe të foshnjës së ardhshme.
-
Aborti spontan
Aborti spontan Aborti është humbja spontane (jo e provokuar) e shtatzënisë para javës se 20 të saj. Rreth 10-20% e shtatzënive te identifikuara përfundojnë në abort spontan, por numri i humbjeve spontane është me i madh, pasi pjesa më e madhe e shtatzënive përfundojnë përpara se vetë gruaja ta di që është shtatzënë. Shumica e dështimeve ndodhin pasi fetusi nuk është i zhvilluar normalisht, dhe shpesh herë është vështirë të përcaktohet apo të gjendet shkaktari i vërtet. SIMPTOMAT Shumica e aborteve spontane ndodhin para javës së 12, dhe paraqesin shenjat e mëposhtme : - Sekrecione vagjinale në ngjyre te errët deri në ngjyre të kuqe (hemorragji) - Dhimbje të fundit të barkut apo të fund shpinës - Rrjedhje lëngu apo pjesëzash indore nëpërmjet vagjinës (të cilat duhen dërguar në spital për t'iu bërë ekzaminime shtesë). Por, shpesh pjesa më e madhe e grave që kane hemorragji vagjinale gjatë tremujorit të parë arrijnë ta përfundojnë shtatzëninë. SHKAQET Anomali kromozomale dhe gjenetike. Shumica e dështimeve ndodhin pasi që fetusi nuk është zhvilluar normalisht, si rezultat i gabimeve kromozomale rastësore, dhe jo si pasojë e problemeve të trashëguara nga prindërit . Të tilla raste mund të jenë: - Vezëza qorre “Blighted ovum” kur embrioni nuk arrin te formohet. - Ndalim i zhvillimit te embrionit brenda mitrës: në këtë rast embrioni është i pranishëm por ndalohet zhvillimi i tij, ose pushojnë rrahjet e zemrës. - Shtatzënia molare. Tumor jo-kancerogjen që zhvillohet ne mitër. Ndodh atëherë kur një set kromozomesh ekstra me origjine atësore fertilizojne një qelizë vezë në kohën e konceptimit. Gjendje shëndetësore amtare: - Diabet amtar i pakontrolluar - Infeksione amtare - Probleme hormonale - Sëmundje të mitrës apo qafës se mitrës - Sëmundje te gjëndrës tiroide Çfarë nuk e shkakton dështimin? - Aktiviteti i përditshëm - Ushtrimet - Marrëdhëniet seksuale - Puna, me kusht që të mos ketë ekspozim ndaj lëndëve kimike apo radioaktive FAKTORËT E RREZIKUT - Mosha: gratë mbi 35 vjeç kanë rreth 20% risk, dhe në moshën 40 rritet deri ne 40%, në 45 vjeç arrin 80%. Mosha atësore gjithashtu luan rol të rëndësishëm në shanset e mbarëvajtjes së shtatzënisë. - Dështimet e mëparshme: gratë të cilat kanë pasur 2 apo më shumë dështime të njëpasnjëshme kanë rrezik më të lartë për të bërë dështim spontan në shtatzënitë e mëpasshme. - Sëmundjet kronike: sikur diabeti i pakontrolluar, sëmundje kronike te veshkave apo mëlçisë. - Probleme të mitrës dhe qafës se mitrës: sikur janë anomali të lindura të mitrës, fibromioma, sineki, qafa e mitrës e keqformuar apo e dëmtuar nga abortet e mëparshme. - Duhani, alkooli, drogat: përdorimi në sasi të madhe dhe të vazhdueshme ul cilësinë e qelizave mbartëse të materialit gjenetik si dhe dëmton ambientin ku do bëhet konceptimi dhe më pas zhvillimi i embrionit. - Pesha: gratë shumë të dobëta (nën peshë) si dhe shumë të shëndosha (mbipeshë) janë të prira për të bërë abort spontan. - Testet prenatale invazive: sikurse marrja e vileve koriale apo amniocenteza. KOMPLIKIMET Në disa raste mund të zhvillohet infeksion uterin: abort septik dhe gruaja do të ketë shenjat e mëposhtme: - Ethe - Gjendje e përgjithshme e keqe - Dhimbje e fundit të barkut - Rrjedhje vagjinale me erë të rëndë DIAGNOZA - Ekzaminimi pelvik: vlerësohen ndryshimet e qafës se mitrës, shkurtimi, zbutja, hapja e saj, përmasat e mitrës, rritja e përpjesëtimore e saj. - Ekografia: gjatë së cilës shihet dhomëza gjestacionale, shihet embrioni, dhe prania e rrahjeve të zemrës për të përcaktuar nëse zhvillimi është normal. - Analiza e gjakut: nëse ndodh aborti spontan atëherë bëhet dozimi sasior ne gjak i hormonit te barrës, beta Hcg, për te ndjekur eliminimin e plote te indeve placentare. - Testet indore: nëse ka dalje te materialeve indore, atëherë ato çohen në laborator për të parë natyrën e tyre. Aborti spontan mund te jete i disa formave : - Rrezik dështimi: nëse gruaja ka hemorragji por qafa e mitrës nuk është hapur shtatzënia mund të vazhdoje pa u komplikuar, me mjekim apo me rregullim te mënyrës se jetesës. - Abort i pashmangshëm në rast se ka hemorragji, mitra ka kontraksione të vazhdueshme dhe qafa e mitrës është e hapur. - Abort jo i plotë: nëse indet fetale apo placentare kanë dalë pjesërisht dhe pjesa tjetër ka mbetur akoma ne brendësi te hapësirës se mitrës. - Missed abort: kur indet embrionike dhe placentare janë në mitër, por embrioni nuk ka rrahje te zemrës, ose nuk është formuar kurrë. - Abort i plotë (komplet): nëse të gjitha pjesët indore embrionale dhe placentare kanë dalë jashtë hapësirës së mitrës, kjo më e shpeshtë para javës së 12 të shtatzënisë. - Abort septik: kur brenda mitrës krijohet infeksion dhe gjendja e gruas rrezikohet nga komplikimet. Ne të tille raste nevojitet kujdesi mjekësor ne mënyrë te menjëhershme. TRAJTIMI Rrezik dështimi: përveç medikamenteve këshillohet regjim deri sa te pushoj hemorragjia, ose dhimbja të bëhet e lehtë fare. Ne te njëjtën kohë mund te shmangen aktiviteti fizik si dhe marrëdhëniet seksuale. Megjithëse nuk është akoma e provuar që këto masa ulin rrezikun e këtij dështimi, ato japin një lehtësim të përgjithshëm. E rekomandueshme është te shmangen udhëtimet, sidomos në zonat pa mbulim mjekësor . Dështimi: nëpërmjet ekzaminimit ekografik shihet gjendja e embrionit, nëse është i formuar apo jo, dhe nëse ka rrahje te zemrës se tij. Ne çdo rast, duke qenë se aborti është i pashmangshëm mund te ndiqen disa rrugë manaxhimi. Trajtimi pritës: nëse nuk ka shenja infeksioni, mund te lihet qe aborti te ndodh ne mënyrë natyrale, zakonisht brenda disa javësh (për fat të keq 3-4 javë). Kjo mund të jetë një kohë e vështirë nga ana emocionale, dhe nëse nuk ndodh nxjerrja e krejt indeve jashtë, do te nevojitet trajtimi mjekësor apo kirurgjikal. Trajtimi medikal: nëse pacienti e dëshiron, mund të përshpejtohet procesi i nxjerrjes jashtë të produkteve të shtatzënisë nëpërmjet marrjes se medikamenteve nga goja ose në mënyrë vagjinale (për te rritur efektshmërinë dhe për të ulur efektet anësore) sikur të përzierat dhe të vjellat. Në rreth 70 deri 90 % të rasteve, kjo e bën efektin brenda 24 orëve te para. Trajtimi kirurgjikal: (D&C) Gjatë kësaj procedure bëhet zgjerimi i kanalit te qafës së mitrës nëpërmjet dilatatoreve, dhe më pas hiqen mbeturinat që gjinden ne hapësirën e mitrës duke i thithur me një mjet të përshtatshëm për zhvillimin e shtatzënisë. Komplikimet janë te rralla dhe përfshijnë: - Dëmtim te indit lidhor të qafës së mitrës dhe të mureve te mitrës - Formimin e ngjitjeve te brendshme (sindromi Asherman) - Ndikojnë në fertilitetin e mëpasshëm dhe rritet mundësia për komplikime të ndryshme në shtatzënitë e mëpasshme. Trajtimi kirurgjikal është i domosdoshme në rast te hemorragjisë së madhe dhe të infeksionit. Gruaja mund të largohet për në shtëpi brenda ditës , dhe te vazhdojë aktivitetin normal 1-2 dite me pas. Marrëdhëniet seksuale mund të rifillohen pas një periudhë të paktën 2 javore. Ne varësi të gjendjes së gruas mjeku mund të këshillojë marrjen e antibiotikeve apo të qetësuesve te ndryshëm. Shtatzënitë e mëpasshme Në përgjithësi është e mundur që gruaja të mbetet shtatëzënë që në ciklin pasues, por është e këshillueshme që gruaja të rifillojë një shtatzëni të re kur të jetë fizikisht dhe emocionalisht gati. Në më pas se 5% e grave mundet që të ndodhin aborte njëri pas tjetrit, dhe me pak se 1% e tyre mund te bëjnë edhe një te tretë. Nëse ndodh mbi një abort, atëherë gruaja do t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë për te gjetur faktorët shkaktues apo favorizues.
-
Lindja e Parakohshme
Lindja e parakohshme: Lindjet që ndodhin para javës së 37-të të shtatzënisë emërtohen si lindje të parakohshme. Kjo shfaqet në rreth 6% të shtatzënive. Faktorët e rrezikut të lindjes së parakohshme janë shtatzënia e shumëfishtë, infeksionet, dhe lindja e parakohshme në të kaluarën. Nëse para datës së lindjes ndjeni shtrëngim në mitër në mënyrë rregullt dhe në periudha të caktuara njoftoni mjekun menjëherë. Lindja e parakohshme mund të shkaktojë zhvillimin e pamjaftueshëm të mushkërive të foshnjës suaj, probleme serioze në tru dhe sistemin e tretjes, si dhe probleme në të shikuarit. Intervenimi me kohë do t’iu ndihmojë juve dhe foshnjës suaj. Nëse shfaqet ndonjëra nga simptomat më poshtë lajmëroni mjekun tuaj: • gjakderdhje vagjinale ose ardhja e ujit • kokëdhimbje të rënda • Dhimbje të pazakonshme • shikim të turbulltë, apo njolla drite që shfaqen para syve • temperatura që tejkalon 38 C • djegie në urinë, ulje të sasisë së urinës • të përziera dhe të vjella që nuk kalojnë • kruarje ose ënjtje e pazakonshme • Marramendje apo alivanosje • Ënjtje e pazakontë e fytyrës dhe gishtave • pakësim të lëvizjeve të foshnjës • Përveç këtyre, nëse i jeni ekspozuar sëmundjeve që çajnë lëkurën si fruthi, hepatiti apo sëmundjeve që transmetohen seksualisht thërrisni mjekun tuaj menjëherë.
-
Vitaminat thelbesore ne shtatzëni
Perse duhet marre vitaminat? Gjate shtatzanise gruaja ka nevoje per konsumim shtese te disa vitaminave qe te mundesohet zhvillimi i drejte i indeve dhe i foshnjes. Vitaminat jane substanca te domosdoshme per organizmin ne sasi shume te vogla sepse organizmi nuk i prodhon prandaj duhen marre shtese me ushqim apo me suplemente. Gjate shtatzanise, sasia e duhur e vitaminave lehte mund te merret me ushqim te drejte, por megjithate ne disa nga keto vitamina duhet patur kujdes te vecante! Cilat vitamina duhet marre? Vitamina C Vitamina C eshte e rendesishme per ngritjen e pergjithshme te imunitetit te organizmit. Ndihmon ne krijimin e kolagjenit ne indet lidhese, poashtu eshte i domosdoshem per sherimin e plageve, forcon qelizat, ndihmon organizmin ne absorbimin e hekurit, kalciumit dhe acidit folik. Gjendet ne sasi te mjaftueshme ne peme dhe perime te fresketa. Doza e rekomanduar ne shtatzani Doza e rekomanduar ditore gjate shtatzanise eshte 70 mg. Nuk keshillohet konsumimi me i tepert sepse mund te kete efekte negative. Vitamina C ne artikujt ushqimore Burimet me te mira te vitamines C jane portokalli, limoni, grejpfruti, speci, dredheza, lakra, domatja, brokoli, patatja dhe boronica. Vitamina D Kjo vitamine eshte e njohur si komponente themelore e domosdoshme per absorbimin e mire te kalciumit, ndersa eshte e rendesishme sidomos per zhvillim te dhembeve dhe eshtrave te fetusit. Doza e rekomanduar ne shtatzani Doza e rekomanduar ditore perfshin 400 I.U. Konsumohet lehtesisht me ushqim te pasur me prodhime qumeshtore. Vitamina D ne artikujt ushqimore Gjendet ne sallate jeshile, ne te verdhen e vezes, vajin e peshkut, gjalpe, melqi, sardele…Organizmi mund te prodhoje edhe vet vitaminen D nese lekura eshte e ekspozuar mjaftueshem ndaj diellit, megjithate edhe gjate rrezitjes duhet te jeni ekstra te kujdesshem. Vitamina B12 Kjo vitamine, si dhe folatet, jane te domosdoshme per rritjen e qelizave dhe zhvillimin e sistemit nervor. Poashtu, B12 eshte komponente i rendesishem ne parandalimin e anemise tek shtatzena. Doza e rekomanduar ne shtatzani Doza ditore e rekomanduar perfshin 2,2 mcg. Mungesa e kesaj vitamine paraqitet rralle, sepse gjendet ne shume artikuj ushqimore te cilet i konsumojme me ushqim te rregullt. Mungesa mund te lajmerohet vetem tek shtatzenat te cilat ushqehen me ushqim vegjetarian. Vitamina B6 Vitamina B6 eshte e domosdoshme per perpunimin e karbohidrateve, lipideve dhe yndyrerave. Vitamina B6 ne artikujt ushqimore Gjendet ne mishra, ne melci, ne banane, ne te verdhen e vezes dhe ne bimet bishtajore. Acidi Folik Ky vitamin eshte i vecante – eshte i nevojshem qe ta konsumoni edhe para shtatzanise, ne doza prej 0,4 mg ne dite (zakonisht gjendet ne tableta prej 4 apo 5 mg, te cilat me se miri eshte ti tretni). Nese nuk e keni konsumuar para shtatzanise, gjithsesi duhet te filloni qe nga momenti kur e keni kuptuar qe jeni shtatzene. Doza e rekomanduar ne shtatzani Acidi folik nuk duhet konsumuar gjate gjithe shtatzanise ne doze te njejte por eshte i rendesishem qe te konsumohet gjer ne javen e 12 te shtatzanise, sepse zvogelon mundesine e zhvillimit te anomalive te kurrizit. Grate te cilat vuajne nga epilepsia apo perdorin rregullisht antiepileptike si dhe ato te cilat ne shtatzanite paraprake kane patur foshnja me anomali kurrizore apo anomali te kafkes, para shtatzanise duhet te fillojne me konsumimin e acidit folik ne doze prej 4 mg.
-
Ushtrimet gjatë shtatzënisë
Në të kaluarën, gratë këshilloheshin që të mos bëjnë ushtrime fizike nga frika për rrezik ndaj foshnjës. Njëkohësisht, atyre u rekomandohej që të konsumonin më shumë kalori gjatë shtatzënisë. Por, një sasi e peshës së fituar gjatë shtatzënisë zakonisht mbetej. Pesha e shtuar e nënës ndërlidhet me peshë më të madhe të foshnjës në lindje dhe kontribuon në bartjen e obesitetit ndër breza. Si rrjedhojë, shtatzënia ka evoluar në kontribues të madh të epidemisë së obesitetit në tërë botën. Arsyeja pse mjekët në të kaluarën nuk këshillonin ushtrime gjatë shtatzënisë ishte shqetësimi i tyre për mundësinë që ushtrimet të nxisin lindjen e parakohshme apo stresit fetal. Por, një meta-analizë e studimeve të fundit ka treguar se nuk ka rrezik të tillë. Një pyetje tjetër është nëse është e sigurt për gratë joaktive në të kaluarën të fillojnë me ushtrime fizike në shtatzëni. Për dallim nga mendimet e kaluara, shtatzënia tashmë konsiderohet kohë ideale jo vetëm për vazhdimin por edhe për fillimin e një stili aktiv të jetesës. Studimet e fundit dëshmojnë se kombinimi i ushtrimeve aerobike dhe ngritja e peshave të intensitetit mesatar nuk e rrezikon shëndetin e nënës dhe foshnjës. Madje, ushtrimet janë të sigurta edhe për gratë me faktorë rreziku si hipertensioni kronik, diabeti i shtatzënisë, apo mbipesha/obesiteti. Një dobi e madhe e ushtrimeve gjatë shtatzënisë është parandalimi i shtimit të tepërt të peshës. Një studim cilësi i mbi 7000 grave konstatoi se ushtrimet e moderuara aerobike me ose pa dietë ndërlidheshin me reduktim të konsiderueshëm të rrezikut për shtim peshe gjatë shtatzënisë. Ushtrimet gjatë shtatzënisë gjithashtu ulin rrezikun e makrosomisë te të porsalindurit, diabetit të shtatzënisë, pre-eklampsisë, lindjes me prerje cezariane, dhimbjes së shpinës, dhe mos-përmbajtjes urinare, si dhe shumë dobi tjera shëndetësore për nënën dhe foshnjën. Sipas udhëzimeve të fundit, te gjitha shtatzëna duhet të inkurajohen që të bëjnë ushtrime fizike; gjegjësisht ushtrime aerobike dhe ngritje të peshave me intensitet mesatar. Gratë shtatzëna duhet të bëjnë ushtrime së paku 5 ditë në javë nga 30 deri 45 minuta, sipas gjendjes së tyre fizike dhe në këshillim me mjekun dhe nën mbikëqyrjen e tij.
-
Kujdesi për dhëmbët në shtatzëni
A duhet ta vizitojmë stomatologun shpesh gjatë shtatzënisë? Higjiena orale në shtatzëni është shumë e rëndësishme. Për këtë ju duhet që çdo muaj të shkoni në vizitë tek stomatologu, i cili do të ju informojë për mirëmbajtjen e higjienës orale gjatë shtatzënisë. Gjithashtu, nëse vjen deri tek prishjet në dhëmbë apo dhëmballa, do ti rregulloni me kohë. Kur të lindni nuk do të keni kohë të mjaftueshme, kjo është edhe arsyeja përse shumë nëna injorojnë dhëmbët e tyre. A më duhet kujdes i veçantë për dhëmbët? Nëse në fillim të shtatzënisë keni pasur neveri të përcjella me të vjell, mund të ndodh që thartira pas të vjellave prish smaltin e dhëmbëve. Që të ruani buzëqeshjen e bukur edhe gjatë shtatzënisë, pas të vjellave, gjithmonë pastroni gojën mirë me ujë. Preferohet përdorimi i furçave të dhëmbëve më të buta, por edhe pastrimi i dhëmbëve me anë të perit. Gjithashtu, në konsultim me gjinekologun tuaj, mund të përdorni preparate fluori me doza të përshtatshme të cilat sigurojnë ndërtimin e substancës së smaltit kualitativ tek foshnjat. A prishen dhëmbët më shpesh gjatë shtatzënisë? I ngulitur është mendimi që gjatë shtatzënisë duhet rënë dhëmbët patjetër, sepse foshnja harxhon kalciumin e organizmit të nënës. Megjithatë, stomatologët këtë e kundërshtojnë dhe pohojnë që deri te gjakderdhja e dhëmbëve tek shtatzënat vjen për shkak të kujdesit të mangët për higjienën orale. Përse i kam dhëmbët më të fryra? E ënjtura dhe gjakderdhja e dhëmballëve është shumë e shpeshtë në shtatzëni. Deri tek kjo vjen shkaku i ndryshimeve intenzive të hormoneve, të cilat shkaktojnë ndryshime të mëdha në indet paradontale, sidomos në dhëmballa. Në këto raste, veçanërisht nëse nuk ka higjienë të mirëfilltë orale, lajmërohen tërë proceset patologjike. Prandaj, nëse keni probleme me dhëmballët, gjithsesi vizitoni stomatologun. A mund ti rregulloj dhëmbët gjatë shtatzënisë? Natyrisht që mund t’i rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzëni. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj periudhe, nëse keni shtatzëni normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Madje preferohet që ti rregulloni dhëmbët para lindjes, që të mos bartni ndonjë infeksion oral tek foshnja. A mund të heq dhëmbin gjatë shtatzënisë? Heqja dhëmbëve në shtatzëni duhet shmangur në tremujorin e parë, sepse kjo bëhet me anë të anestezionit lokal. Më vonë lejohet heqja e dhëmbëve, përveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj. A mund të fotografoj dhëmbin në shtatzëni? Edhe pse për fotografimin me rentgen në stomatologji nevojiten doza minimale të rrezatimit, megjithatë preferohet që gjatë shtatzënisë t’i shmangeni ekspozimit të rrezeve të rentgenit, sidomos në 12 muajt e parë të shtatzënisë. Nëse është fotografimi i rëndësishëm, duhet ta bëni në makinë të drejtë, me të gjitha masat mbrojtëse për ju dhe për foshnjën tuaj. Nëse është e mundur, bëni fotografimin e dhëmbëve me teknikat e rentgenëve digjital (radioviziografia), sepse këto rreze janë rreth 80 % më të vogla se sa ato të aparatëve klasikë të rentgenëve.
-
Kapsllëku Tek Shtatzanıa
Çfarë të bëni kur keni kapsllëk? Ndikoni pozitivisht në tretjen e ushqimit Gati çdo shtatzënë, si rregull ditor, ka probleme me tretjen e ushqimit, me jashtëqitjen dhe kapsllëkun. Arsyet për këtë janë të ndryshme: në njërën anë, janë hormonet, sepse ato bllokojnë muskujt e zorrëve, kështu që ushqimi lëvizë më ngadalë. Në anën tjetër, për t’iu adaptuar ndryshimit trupor, mitra zgjerohet dhe thjeshtë e shtyn lukthin anash. Dhe së fundit, shpesh nuk pihen mjaftë lëngje. Nga 1.5 deri në 2 litra të preferuara, shumë gra shtatzëna arrijnë të konsumojnë vetëm gjysmën e sasisë së këtyre lëngjeve. Shishja me ujë mineral do të duhej të ishte veprim i nënkuptueshëm. Po ashtu, edhe çaji i pemëve, çaji i bimëve e ndihmon rregullimin e tretjes. Ushqimi mund të ketë mjaftë efekt pozitiv që tretja në lukth sërish të rregullohet. Natyrisht, rregullimi i zorrëve është i dukshëm. Materiet ushqyese të balancuara janë çelësi magjik. Ato gjinden në produktet e drithërave, drithërat e grira, pemë dhe perime të freskëta. Në kombinim me lëngjet, përbërjet në zorrë bëhen shumë të buta. Gjithashtu, tretja mund të përmirësohet me bakteret e acidit laktik, që gjenden në prodhimet ushqimore, siç janë prodhimet e qumështit dhe jogurtit. Në veçanti, kumbullat e thata dhe lëngu i janë shumë efikase. Po ashtu, ushtrimet e vazhdueshme të lehta i stimulojnë zorrët dhe e bëjnë tretjen më të lehtë. Nëse nuk janë këto masa të mjaftueshme, është e domosdoshme të shkoni te mjeku.
-
Pirja e duhanit dhe shtatzënia
Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë shkakton probleme të rënda shëndetësore si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Një cigare përmban rreth 4,000 kimikate, nga të cilat 70 kanë potencial të mjaftueshëm për të shkaktuar kancer. Këto kimikate ndikojnë në rritjen e fetusit duke e ngushtuar furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese, që në fund çon në komplikacione të ndryshme kritike gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin mendor dhe të sjelljes së fëmijës dhe mund të çojë në hiperaktivitet. Pirja pasive e duhanit gjithashtu mund të shkaktojë probleme serioze të zhvillimit të fetusit në mitër me sëmundje të frymëmarrjes si astma dhe infeksione të mushkërive te të porsalindurit. Efektet e dëmshme të pirjes së duhanit Në një cigare gjenden kimikate të dëmshme si nikotina, arseniku, plumbi, monoksidi i karbonit dhe cianidi. Fetusi i një gruaje shtatzënë që pi duhan është i ekspozuar ndaj këtyre substancave të dëmshme. Si rezultat, bllokohen enët e gjakut të fetusit, duke çuar në furnizim të reduktuar të oksigjenit dhe gjakut të pasur me lëndë ushqyese nga placenta, së bashku me një rritje të shpejtë të rrahjeve të zemrës së foshnjës. Për shkak të këtyre faktorëve, zhvillimi i fetusit mund të jetë i parregullt, duke çuar në imunitet të dobësuar të fetusit ose sëmundje të tjera dhe komplikime të rënda të shtatzënisë. Ekzistojnë tri gjendje mjekësore që mund të zhvillohen për shkak të pirjes së duhanit: pesha e ulët e lindjes, lindja e parakohshme dhe vdekja e foshnjave. Ndikimi i pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë Pirja e duhanit shkakton anomali më të larta gjenetike në zhvillimin e një fetusi. Më poshtë janë paraqitur rreziqet mjekësore te gratë që pijnë duhan në krahasim me gratë e tjera shtatzëna. Çarja e placentës: Në këtë gjendje, ndarja e placentës nga muri i mitrës ndodh gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, duke rezultuar në humbje të madhe të gjakut. Kjo është gjendja më e rëndë që mund të ndikojë si te foshnja ashtu edhe të nëna. Çarja e parakohshme e membranave para kohës së lindjes: Këtu, qeska amniotike shpërthen para javës së 37-të të shtatzënisë, duke çuar në lindje të parakohshme përpara zhvillimit të plotë të fetusit. Gjakderdhja vaginale: Gjatë fazave të hershme të shtatzënisë, gjakderdhja vaginale është shenjë e shumë ndërlikimeve si shtatzënia ektopike, aborti dhe shtatzënia molare. Gjakderdhja vaginale shkakton ngërçe të mëdha (dhimbje abdominale) dhe dhimbje të legenit. Aborti: Abortet ndodhin gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë si rezultat i ndryshimeve kromozomale të shkaktuara nga ekspozimi i shtuar ndaj duhanit. Shtatzënia ektopike: Pirja e duhanit rrit rrezikun e shtatzënisë ektopike / tubulare, ku veza e fekonduar rritet brenda tubit fallopian dhe jo në mitër. Nëse gjendja nuk diagnostikohet, kjo çon në efekte të rënda të dëmshme.
-
Cilat janë shkaqet e gjakderdhjes në tremujorin e parë të shtatzënisë?
Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë: Gjakderdhja që vjen nga implantimi. Ju mund të përjetoni disa pika normale gjaku brenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtë gjakderdhje me një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë. Dështimi i shtatzënisë. Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhje në tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhje gjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakderdhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera. Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë përmes vaginës. Shtatzënia ektopike Në një shtatzëni ektopike, embrioni i ngjizur implantohet jashtë mitrës, zakonisht në gypin fallopian. Nëse embrioni vazhdon të rritet, ai mund të bëjë që gypi fallopian të shpërthejë, gjë e cila mund t’i kërcënojë jetën nënës. Edhe pse shtatzania ektopike është potencialisht e rrezikshme, ajo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive. Simptomat e tjera të shtatzënisë ektopike janë ngërçet ose dhimbjet e forta në fundin e barkut si dhe marramendja. Shtatzënia molare (e quajtur ndryshe edhe sëmundja trofoblastike gestacionale). Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore në të cilën në vend të foshnjës, brenda mitrës rriten inde anormale. Në raste të rralla, indet janë kanceroze dhe mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit. Simptomat e tjera të shtatzënisë molare janë të përzierat dhe të vjellat e rënda, si dhe zgjerimi i shpejtë i mitrës. Shkaqet e tjera të gjakderdhjes në shtatzëninë e hershme përfshijnë: Ndryshimet e qafës së mitrës. Gjatë shtatzënisë, në mitër rrjedh gjak shtesë. Një akt seksual apo një test i indeve (që merr kampione të indeve brenda mitrës), veprimtari të cilat krijojnë kontakt me qafën e mitrës, mund të nxisin gjakderdhjen. Ky lloj gjakderdhjeje nuk është arsye për t’u shqetësuar. Infeksioni. Çdo infeksion i qafës së mitrës, vaginës, ose një infeksion seksualisht i transmetueshëm (si klamidia, gonorrea, herpesi gjinital) mund të shkaktojnë gjakderdhje në tremujorin e parë të shtatzënisë.
-
Ankesat Gjate Shtatzenise Ne Trimestrin E Pare
Ankesat gjate shtatzënisë Shtatzënia është një gjendje dhe një kohë kur mund të ju shfaqen shumë shqetësime dhe ankesa një ose më shumë herë. Në shqetësime dhe ankesa të mundshme bëjnë pjesë: vonesa e menstruacioneve, lodhje-molisje, pagjumësi, urinim i shpeshtë, shtim i tajitje së pështymës, shfaqje e gogësimave me shtim të thartirës, vështirësi në tretje të ushqimit, fryrje barku, neveri ndaj ushqimit ose ushqimeve të caktuara, ose dëshirë, shtim oreksi për ushqime të caktuara, ndryshime në gjinj. Pos këtyre ankesave dhe simptomave, gjatë shtatzënisë mund të shfaqen edhe jo stabilitet emocional, në kuptim të ndryshimit të disponimit, eksitabilitetit, iracionalitet, të qara, mendime të liga, frika, gëzim, disponim ekstrem. Këto mund të shfaqën si të veçuara ose edhe të shoqëruara-disa prej tyre. Te mjeku duhet të paraqitni menjëherë dhe pa u hamend në këto situata: Në rast se ju keni mundime dhe të vjella më shumë se 3 herë në ditë në tremujorin e parë, ose të vjella më vonë gjatë shtatzënisë, sidomos nëse më herët nuk keni vjellur. Po ashtu duhet të paraqiteni te mjeku menjëherë nëse të vjellat shoqërohen edhe me dhimbje ose temperaturë. Dhimbje e fortë shpuese në fund të barkut, para anash ose vetëm në njërën anë, sidomos kur dhimbja nuk ju lëshon, ose është e shoqëruar me të vjella ose gjakderdhje. Dhimbje e fortë në mes të barkut mbi kërthizë, e cila shoqërohet me nauze-mundime, pa ose me ënjtje të fytyrës, shfaqjen e edemeve për rreth syve dhe duarve. Gjakderdhjet gjatë shtatzënisë, gjithmonë janë arsye urgjente për tu paraqitur për vizitë te mjeku, pavarësisht prej sasisë. Edhe gjakderdhjet nga gjinjtë, zorra e trashë, urina e përzier me gjakderdhje, si dhe koll me gjakderdhje. Rritje e temperaturës trupore (mbi 38,5), me ethe ose pa to. Ndjenjë djegësie gjatë urinimit, sidomos nëse kjo është e shoqëruar me ethe, ose temperatura të larta mbi 38,5, si dhe dhimbje në shpinë. Shfaqja e papritur e ndjenjës së etjes, e shoqëruar me urinim të rrallë, ose tërë dita pa urinim. Dhimbje e fortë koke, e cila zgjatë më shumë se 2-3 orë, sidomos nëse është e shoqëruar me pengesa në shikim, ose me ënjtje të fytyrës, për rreth syve, ënjtje, marramendje dhe humbje e vetëdijes. Pengesa në shikim, (shikim i turbullt, pamje e dyfishtë, shikim i mjegulluar, xixa para syve) shqetësime këto që zgjasin më shumë se 2 orë, sidomos nëse shoqërohen me marramendje, humbje e vetëdijes, dhe dhimbje koke. Rrjedhje lëngu nga vagjina, ose rrjedhje e lëngut-ujit nga vagjina në vrulle. Shtim i hovshëm i peshës, që nuk shoqërohet me marrjen e ushqimit, ndërsa shoqërohet me ënjtje të fytyrës, për rreth syve, ënjtje e duarve, ose edhe dhimbje koke dhe pengesa në shikim. Mungesë e lëvizjeve të fetusit së paku 24 orë pas javës së 20-të të shtatzënisë. Shkak për tu paraqitur te mjeku është edhe lëvizjet e rralla të fetusit (më pakë se 10 lëvizje brenda 24 orëve pas javës së 28-të.
-
Plasenta E Shkeputur
Çka është placenta e shkëputur? Në cilat raste shfaqet ky rrezik? Placenta e shkëputur do të thotë ndarja e parakohshme e placentës nga vendi në të cilën ajo mbahet. Është një gjendje shumë serioze e cila rrezikon edhe jetën e fëmijës edhe të nënës, kështu që kërkon ndërhyrje emergjente. Ekzistojnë disa gjendje që e shkaktojnë këtë dhe e rrisin rrezikun për placentën e shkëputur. Më të përhapura janë përdorimi i duhanit, përveç kësaj përdorimi i kokainës dhe ajo që e takojmë më së shpeshti është prania e ndonjë sëmundje që lidhet me hipertensionin te nëna si për shembull; gjendja e helmimit në shtatzëni që njihet si preeklampsia, miomat, miomat që gjenden nën vendin në të cilën mbahet placenta në brendi të mitrës apo gjatë lindjes së binjakëve gjendja e ndarjes së placentës së fëmijës së dytë pasi që presioni i mitrës është ulur menjëherë pas lindjes së fëmijës së parë. Të gjitha këto mund të llogariten si faktorë rrezikues. Duhet ditur se edhe nëse nuk ka ndonjë faktorë rrezikues prapë se prapë mund të shfaqet placenta e shkëputur.
-
Shtatzënia me presion të lartë të gjakut- Presion i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë
Presioni i lartë i gjakut është një gjendje e cila kërkon vëmendje të veçantë dhe ndjekje të vazhdueshme të saj. Nuk ka rëndësi nëse është shfaqur gjatë periudhës së shtatzënisë apo nëse pacienti e ka pasur këtë gjendje para shtatzënisë, këta pacientë duhet të ndiqen rregullisht dhe duhet të kenë një kujdes të veçantë nga gjinekologu i tyre. Presioni i lartë i gjakut ndonjëherë është i pranishëm edhe para shtatzënisë, në raste të tjera ai mund të shfaqet edhe gjatë periudhës së shtatzënisë. Hipertensioni gestatik – shfaqet pas javës së 20 të shtatzënisë. Gruaja shtatzënë nuk ka një koncentrim të proteinave në urinë apo shenja të tjera të organeve të dëmtuara, edhe pse në raste ekstreme mund të kalojë në forma të rënda. Hipertensioni kronik – shfaqet para shtatzënisë ose para javës së 20 të shtatzënisë. për faktin se presioni i lartë i gjakut shfaqet pa simptoma, është e vështirë për ta përcaktuar se kur është shfaqur saktësisht. Pre-eklampsia – është komplikimi më serioz i hipertensionit në shtatzëni pavarësisht etiologjisë. Hipertensioni kronik dhe gestatik mund të çojnë në pre-eklampsi e cila karakterizohet me komplikime në shtatzëni siç është presioni i lartë i gjakut dhe shenja të dëmtimeve të organeve të tjera, zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë. Më parë pre-eklampsia diagnostikohej vetëm në rast se gruaja shtatzënë ka presion të lartë të gjakut ose proteina në urinë. Sot, mund të dimë nëse gruaja shtatzënë mund të ketë pre-eklampsi edhe në rast se nuk ka një rritje të nivelit të proteinave në urinë. Komplikimet e presionit të lartë të gjakut Presioni i lartë i gjakut, sidomos forma më e rëndë – pre-eklampsia mund të shkaktojë komplikime të shumta të shtatzënisë duke përfshirë: Reduktimin e rrjedhës së gjakut në placentë. Nëse placenta nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak, foshnja juaj do të marrë më pak oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo mund të shkaktojë zvogëlimin e rritjes së fetusit, peshë të ulët të lindjes ose lindje të parakohshme. Abrupcia (shkëputja) e placentës – Pre-eklampsia rrit rrezikun e shkëputjes së placentës, ku placenta para lindjes ndahet nga muri i brendshëm i mitrës. Abrupcia mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe dëme në placentë, kushte apo gjendje të cilat janë kërcënuese për jetën e nënës dhe të fëmijës. Lindje e parakohshme - Ndonjëherë lindja e parakohshme është një opsion për të parandaluar komplikimet e rrezikshme për jetën e nënës dhe të fëmijës. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Në të ardhmen pre-eklampsia rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te nëna. Rreziku është më i madh nëse keni pasur pre-eklampsi më shumë se një herë ose nëse keni pasur lindje të parakohshme. Si trajtohet dhe a është e sigurt pirja e ilaçeve për presionin e lartë të gjakut gjatë shtatzënisë? Edhe pse një numër i madh i ilaçeve për presionin e gjakut mund të ndikojnë te foshnja juaj, ekzistojnë ilaçe të cilat janë të sigurta dhe mund të merren gjatë shtatzënisë. Standardi i artë për trajtimin e hipertensionit gjatë shtatzënisë është Metil Dopa, i cili është shumë i mirë për shkak të gamës së gjerë të dozave. Me përjashtim të rasteve më të rënda mund të përdoren edhe anti-hipertensivë më të fortë. Trajtimi është veçanërisht i rëndësishëm për shmangien e rrezikut të atakut të zemrës dhe trurit gjatë periudhës së shtatzënisë për shkak të presionit të lartë të gjakut. Pasojat për fetusin gjithashtu janë të shumta – nga zvogëlimi i peshës trupore deri në vdekje. Në rast se duhet të pini ilaçe gjatë shtatzënisë, mjeku juaj do t’ju lëshojë terapi e cila do të jetë e sigurt për ju dhe për fëmijën tuaj. Ilaçet duhet t’i pini ashtu siç ju ka rekomanduar doktori. Lindja Mënyra e lindjes gjatë hipertensionit jo të komplikuar nuk varet nga kjo, lindja varet nga shenja apo tregues të tjerë. Megjithatë, gjinekologu juaj mund të sugjerojë përfundimin e shtatzënisë tuaj disa ditë para afatit tuaj të fundit të lindjes me qëllim për t’i shmangur komplikimet. Nëse zhvillohet pre-eklampsia dhe komplikime të tjera, është e nevojshme që të lindni para kohe. Në rast të pre-eklampsisë së rëndë, përfundimi i shtatzënisë mund të jetë zgjidhja e vetme dhe më e mirë. A do të mund ta ushqej me gji fëmijën tim? Gratë të cilat vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, inkurajohen që të ushqejnë me gji edhe pse janë nën ndjekjen e terapisë. Për dhënien e gjirit inkurajohen shumica e grave të cilat kanë presion të lartë të gjakut, madje edhe ato të cilat marrin ilaçe. Do të konsultoheni me mjekun tuaj nëse është i nevojshëm ndryshimi apo përshtatjen e terapisë gjatë periudhës që ushqeni me gji.
-
Pre-eklampsia
Pre-eklampsia Pre-eklampsia është një gjendje e cila shfaqet veçanërisht në shtatzëni me presion të lartë të gjakut, me rritje të pranisë së proteinave në urine dhe me ënjtje. Shfaqet tek 3-8% e grave shtatzëna dhe kjo gjë ndodh zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë, mund të shfaqet edhe gjatë lindjes edhe disa ditë pas lindjes. Zakonisht shfaqet në një formë të lehtë e cila kërkon një ndjekje të rregullt si dhe kontrolle të rregullta të shtatzënisë. Në rast se ajo shfaqet në një formë të rëndë mund të shkaktoj edhe lindje të parakohshme. Është e rëndësishme që një gjendje e tillë të trajtohet menjëherë, pasi në të kundërt, mund të shkaktojë komplikime serioze për shëndetin e nënës dhe të fetusit. Rritja e presionit të gjakut është shenja apo alarmi i parë Rritja e presionit të gjakut mund të shfaqet menjëherë,madje edhe tek ato gra shtatzëna të cilat nuk kanë pasur deri në atë moment asnjë simptomë. Presioni i gjakut nuk duhet të jetë më i lartë se 14/90 mmHg. Prandaj matjet e rregullta të presionit të gjakut janë vërtet të rëndësishme. Përveç presionit të lartë që është shenja e parë e pre-eklampsisë, shfaqet rritja e pranisë së proteinave në urine (proteinuria), ënjtje të nyjave të duarve , këmbëve si dhe në fytyrë. Më parë, pre-eklampsia diagnostikohej vetëm nëse gruaja shtatzënë ka presion të lartë të gjakut dhe prani të proteinave në urine. Në ditët e sotme, dihet se gruaja shtatzënë mund të ketë pre-eklampsi edhe nëse nuk ka rritje të nivelit të proteinave në urinë. Simptomat shoqëruese janë dhe dhimbjet e shpeshta të kokës, të përziera dhe të vjella, dëmtim i funksionit të mëlçisë, shikim i paqartë, ulje të prodhimit të urinës. Një pjesë e mire e simptomave të pre-eklampsisë janë në fakt simptoma të cilat shfaqen edhe në një shtatzëni normale dhe të shëndetshme (dhimbje koke, ënjtje, të përziera, etj.), jo gjithmonë do të thotë se bëhet fjalë për një gjendje të tillë. Megjithatë nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma në një formë më të theksuar, informoni gjinekologun tuaj dhe konsultohuni me të. Cilët janë faktorët e rrezikshëm Nuk janë provuar shkencërisht shkaqet të cilat çojnë në pre-eklampsi. Rreziku i shfaqjes është i lidhur me moshën, më shumë gjasa për shfaqjen e kësaj gjendje janë gratë e moshës 40 vjeçare. Faktorë të tjerë të rrezikshëm janë: mbipesha, historia familjare (nëse dikush në familje ka pasur pre-eklampsi), shtatzënia e parë, shtatzënia me më shumë fryte, binjakë, trenjakë …). Pre-eklampsia mund të shfaqet edhe te gratë të cilat kanë një pjesë të simptomave para se të mbeten shtatzënë(dhimbje të shpeshta koke, presion të lartë të gjakut, probleme me veshkat, lupus, etj.). A mund të parandalohet? Për fat të keq nuk ekziston asnjë mënyrë për parandalimin e pre-eklampsisë, por gjithsesi rekomandohet kryerja e kontrolleve të rregullta të presionit të gjakut, kontrollit të peshës dhe kryerja e analizave të gjakut me qëllim që të zbulohet në kohë, si dhe për të parandaluar çfarëdo lloj komplikimi të shkaktuar nga kjo gjendje. Trajtimi Në trajtimin e pre-eklampsisë është e rëndësishme që gjinekologu të vlerësojë gjendjen e nënës dhe të fetusit. Lindja është mënyra e vetme për të tërhequr simptomat tek nëna dhe për të parandaluar pre-eklampsinë (humbjen e vetëdijes, në rastet më të rënda edhe vdekjen e nënës dhe të bebes). Nëse keni zbuluar se keni pre-eklampsi, atëherë duhet të kryeni kontrolle të rregullta të shtatzënisë. Në rastet më të rënda të pre-eklampsisë, gruaja shtatzënë është më mire që të qëndrojë në spital deri në momentin e lindjes me qëllim për të pasur një kontroll apo mbikëqyrje profesionale dhe reagim të shpejtë në rast të komplikimeve. Në varësi të gjendjes lëshohen nga doktori kortikosteroide me anë të të cilave arrihet më shpejtë zhvillimi i mushkërive të foshnjës në rast se ndodhë lindje e parakohshme. Tek format më të lehta të pre-eklampsisë, pas lindjes, presioni i gjakut normalizohet vetëm pas disa ditësh. Format më të rënda kërkojnë më tepër kohë për stabilizimin e gjendjes, ndërkohë që disa gra, në varësi të gjendjes, qëndrojnë në spital në mënyrë që të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore.
-
Anemia e shtatzënisë dhe mungesës së hekurit
A mund të shkaktohet lodhja e shtatzënisë nga anemia? Kur jeni shtatzënë, je bëni gjak për dy veta, gjë që e bën më të mundshme që të zvogëlohen rezervat tuaja të hekurit. Kur jeni shtatzënë, nuk jeni vetëm duke ngrënë për dy – por gjithashtu prodhoni gjak për dy veta. Shtatzënia dhe lindja kërkojnë që trupi juaj ta rrisë vëllimin e gjakut për 50 për qind. Por, ndërkohë që është i nevojshëm, ky ndryshim gjithashtu ju vë në rrezik për një komplikim shumë të shpeshtë të shtatzënisë: anemia nga mungesa e hekurit. Anemia nga mungesa e hekurit ndodh kur trupi nuk ka hekur të mjaftueshëm për ta bërë hemoglobinën (një proteinë në rruazat e kuqe të gjakut) e cila e transporton oksigjenin në të gjithë trupin. Megjithëse ekzistojnë shkaqe të tjera të anemisë (mungesa e rruazave të kuqe të gjakut ose të hemoglobinës), mungesa e hekurit është më së shpeshti e lidhur me shtatzëninë, sepse rritja e një foshnje, ndërkohë që gjithashtu rrit prodhimin e rruazave të kuqe të kuqe të pasura me hemoglobinë, shpesh kërkon më shumë hekur sesa që një grua konsumon zakonisht. Shumë gra kanë mangësi hekuri edhe para shtatzënisë, sepse nuk marrin hekur të mjaftueshëm në dietat e tyre dhe humbasin hekurin gjatë menstruacioneve. Ndërsa lodhja është një simptomë universale e shtatzënisë, ajo është gjithashtu simptoma kryesore e anemisë nga mungesa e hekurit. Shenjat e tjera të zakonshme përfshijnë marramendje, rahje e shpejtë e zemrës, nervozizëm dhe probleme me përqendrimin dhe vendimmarrjen. Disa gra gjithashtu përjetojnë dëshira të çuditshme, ndër to përtypja e akullit është më e zakonshmja. Por kur nivelet e hekurit rregullohen, këto dëshira largohen vetvetiu. Disa sëmundje po ashtu pengojnë thithjen e hekurit në trup duke e shkaktuar aneminë, si dhe menstruacionet e rënda. Mënyra më e lehtë për të konsumuar hekur përmes ushqimit është ngrënia e mishit të kuq, si the me ushqime si spinaqi, thjerrëzat, mëlçia, çokollata e zezë dhe rrushi i thatë. Po ashtu, nëse nevojitet, mjeku mund të ju rekomandojë marrjen e hekurit në formë suplementi gjatë shtatzënisë.
-
Shtatzënia dhe problemet e lëngut amniotik
Sasia e vogël e lëngut amniotik Çfarë është sasia e vogël e lëngut amniotik? Sasia e vogël e lëngut amniotik do të thotë se ka shumë pak lëng rreth fëmijës tuaj në mitër gjatë shtatzënisë. Termi mjekësor për këtë problem është oligohydramnios. Lëngu amniotik mbron fëmijën tuaj nga goditjet e lehta pao lëndimet gjersa ju e lëvizni trupin tuaj, dhe e mban fëmijën tuaj në një temperaturë të shëndetshme. Lëngu i ndihmon fëmijës suaj që të lëvizë në mitër. Sasia e vogël e këtij lëngu mund të ndikojë në mënyrën e rritjes së foshnjës. Kjo mund të çojë në probleme gjatë dhimbjeve të lindjes dhe gjatë lindjes. Çfarë shkakton sasinë e vogël të lëngut amniotik? Sasia e vogël e lëngut amniotik mund të shkaktohet nga: - Një problem shëndetësor si presioni i lartë i gjakut ose diabeti. - Një problem me placentën. Placenta është një organ i madh që rritet në mitër gjatë shtatzënisë. Ajo furnizon fëmijën me ushqyes dhe oksigjen përmes kordonit të kërthizës. - Disa medikamente - Një problem me veshkat e foshnjës ose traktin urinar. Cilat janë simptomat? Disa nga simptomat mund të përfshijnë: - Lëng që rrjedh nga vagina. - Mitra juaj nuk rritet siç pritej. - Lëvizjet e foshnjës suaj ngadalësohen. Si diagnostikohet sasia e vogël e lëngut amniotik? Mjekët përdorin ultrazë për të llogaritur indeksin e lëngut amniotik. Ky indeks është një mënyrë për të matur sasinë e lëngjeve në mitër. Si trajtohet? Nëse jeni afër fundit të shtatzënisë, mund të mos keni nevojë për trajtim. Në varësi të asaj që shkakton sasinë e vogël të lëngut amniotik dhe sa afër jeni lindjes, mjeku juaj mund të të përpiqet të fillojë (të nxisë) lindjen. Mund të kërkohet nga ju që të pini më shumë ujë, ose ju mund t’u jepen ;ëngje nëpërmjet një gjilpërë intravenoz në venë.
-
Ndryshimet e lëkurës gjatë shtatëzënësisë
Përse krijohen strijat gjatë shtatzënisë dhe cilat janë mënyrat efikase për eliminimin e tyre Strijat janë një gjendje relativisht e shpeshtë e lëkurës. Ato nuk përbëjnë një problem të rëndësishëm mjekësor, duke mbetur një problem me natyrë kryesisht kozmetike. Në mënyrë të ngjashme me shumë probleme të tjerë me natyrë kozmetike, personat e prekur prej strijave i shohin ato si çështje relativisht stresuese, pavarësisht nga fakti se ato rrallë kthehen në një problem të mirëfilltë shëndetësor. Nga ana anatomike, strijat paraqesin vraga lineare në shtresën e lëkurës së quajtur dermë, e shoqëruar nga një atrofi e epidermës. Shkaktarët: Strijat prekin kryesisht atë pjesë të lëkurës që i nënshtrohet shtrirjes së vazhdueshme dhe progresive. Indi lidhor i nënshtrohet një stresi gjithmonë e më të madh si rezultat i shtimit të volumit të pjesëve të ndryshme të trupit. Një shembull tipik është barku dhe gjoksi i grave shtatzëna, shpatullat e personave që merren me ushtrime dhe trupi i personave të prekur nga mbipesha. Tendosja e lëkurës çon në degjenerim të qelizave të caktuara (mastocitet) me pasojë dëmtimin e fijeve të kolagjenit dhe elastinës. Një tjetër mekanizëm është përdorimi i zgjatur i kortikosteroidëve lokalë ose sistemik. Edhe faktorët gjenetikë mund të luajnë rol në krijimin e strijave, por mënyra se si kjo ndodh është ende e paqartë. Një sugjerim është se strijat shkaktohen nga prishja e lidhjeve të indit lidhor. Një tjetër hipotezë lidhet me mundësinë që strijat të shfaqen në ato zona të lëkurës ku ka më tepër lidhje rigide të kolagjenit, në raport me lidhje elastike. Kjo e fundit është evidente gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji, ngritjes së peshave dhe aktiviteteve të tjera stresuese për lëkurën. Gjithsesi, ndryshimet në mjedisin qelizor dhe intraqelizor gjatë formimit të strijave janë ende të pastudiuara. Trajtimi: Në ditët tona, edhe me përparimet e mëdha në fushën e dermatologjisë, trajtimi i strijave është i mundur. Shmangia e rritjes dhe rënies së shpejtë nga pesha mbetet një mjet i mirë parandalues, veçanërisht tek shtatzënat. Fillimi i hershëm i trajtimit (në stadin e quajtur striae rubra) ka gjasa të shoqërohet me efikasitet më të lartë në raport me stadin e vonshëm të strijave alba, ku qoftë mundësitë e trajtimit, qoftë efikasiteti i trajtimit reduktohet ndjeshëm. Aloe vera: Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Është e thjeshtë për t’u përdorur: aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë. Lagështia: Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar. E bardha e vezës: E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.
-
Plasenta Previa
Ç’është placenta previa? A paraqet kjo ndonjë rrezik për shtatzëninë time? Në fakt placenta është një organ që mundëson ushqimin e frytit në barkun e nënës. Gjaku i pastër i nënës që vjen në mitrën e nënës, përmes placentës mundëson ushqimin por edhe jashtëqitjen e frytit. Për këtë arsye placenta është një organ shumë i rëndësishëm për shëndetin e frytit në barkun e nënës për 40 javë. Ndonjëherë placenta mund shfaqet me problemin e vendndodhjes. Veçanërisht, vendosja e saj shumë afër qafës së mitrës apo nëse e mbyll qafën e mitrës atëherë mund të shkaktojë gjendjen patologjike të quajtur placenta previa. Kjo gjendje nuk është e dëshirueshme për arsye se placenta nuk merr sasinë e mjaftueshme të gjakut nga kjo zonë dhe kështu shkakton vonesë në zhvillimin e frytit, gjithashtu me hapjen e qafës së mitrës në këtë zonë shkaktohet gjakderdhje aktive e cila rrezikon seriozisht jetën e nënës dhe të fetusit. Nëse placenta previa sipas diagnozës mbulon tërë qafën e mitrës atëherë emërtohet si totalis, nëse e mbulon pjesërisht atë atëherë emërtohet si parsijalis dhe nëse arrin deri në fundin e qafës së mitrës atëherë quhet margjinalis. Është shumë e rëndësishme që të dihen të gjitha anomalitë e ngjitjes së placentës si për mjekun ashtu edhe për pacientin, dhe nëse këto patologji janë diagnostikuar atëherë është shumë e rëndësishme që përgjatë shtatzënisë të ndiqen me seriozitet nga mjeku e veçanërisht në rastet kur paraqesin rrezikun e lindjes së parakohshme.
-
Acidi Folik Ne Shtatzani
Acidi folik Çfarë është acidi folik? Acidi folik është një vitamin B. Ajo ndihmon trupin të krijojë qeliza të reja të shëndetshme. “Acidi folik” dhe “folatet” nënkuptojnë të njëjtën gjë. Acidi folik është një formë folati e krijuar nga njeriu. Në natyrë folatet gjenden në disa ushqime. Shumica e grave nuk arrijnë ta marrin acidin folik vetëm përmes ushqimit. Kush ka nevojë për acid folik? Të gjithë njerëzit kanë nevojë për acid folik. Acidi folik është shumë i rëndësishëm për gratë që duan një shtatzëni. Nëse gruaja ka acid folik të mjaftueshëm në trup përpara dhe gjatë shtatzënisë, mund të parandalohen shumica e defekteve të lindura: • Spina bifida, ndodh kur kolona vertebrale e fëmijës së palindur nuk mbyllet për të mbrojtur shtyllën kurrizore. Si rezultat, nervat që kontrollojnë lëvizjet e këmbëve dhe funksionet e tjera nuk do të punojnë. Fëmijët me spina bifida shpesh kanë paaftësi për kohë të gjatë. Ata mund të kenë nevojë për disa ndërhyrje kirurgjikale. • Anencefalia, që ndodh kur shumica ose i gjithë truri nuk zhvillohet. Fëmijët me këto probleme vdesin përpara ose shpejt pas lindjes. Disa studime kanë arritur në rezultatin se acidi folik ndihmon në parandalimin e llojeve të tjera të defekteve të lindura. Acidi folik ndihmon në shëndetin e gjakut tuaj. Sasia e pamjaftueshme e acidit folik çon në anemi. Ekspertët mendojnë se acidi folik mund të luajë rol në: Shëndetin e zemrës, Parandalojnë ndryshimet qelizore që çojnë në kancer. Sa acid folik i nevojitet një gruaje? Gratë që planifikojnë shtatzëninë duhet të marrin çdo ditë 400 deri në 800 mikrogram acid folik, madje edhe kur nuk planifikojnë një shtatzëni. Në këtë mënyrë, fëmija i tyre do të ketë më pak defekte të lindura. Konsultohuni me mjekun se sa acid folik ju nevojitet nëse: • Jeni shtatzënë ose planifikoni një shtatzëni. Gratë shtatzëna kanë nevojë për 400 deri në 800 mcg acid folik në periudhën e parë të shtatzënisë dhe shpesh edhe përpara se ato të kuptojnë se janë shtatzënë. Gruaja shtatzënë duhet të marrë acid gjatë shtatzënisë. • Jeni duke ushqyer me gji. Gruaja që ushqen me gji ka nevojë për 500 mcg. Mjekët mund tu japin vitaminat e shtatzënisë edhe gjatë kësaj periudhe, meqenëse ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acidit folik. • Keni një fëmijë me defekte të lindura të trurit apo shtyllës kurrizore dhe doni të ngeleni shtatzënë përsëri. Mjeku mund t’ju jap një dozë prej 4 000 mcg acid folik që është 10 herë më shumë se doza normale. Kjo do të reduktonte rrezikun e një fëmije tjetër me defekte të lindura. • Keni një pjesëtar të familjes me spina bifida. Mjeku mund t’ju japë 4 000 mcg acid folik. Disa persona mund të kenë nevojë më të madhe për acid folik. Flisni me mjekun për sasinë e acidit folik nëse: • Përdorni medikamente për të trajtuar: - Epilepsinë - Diabetin tip 2 - Artriti rheumatoid, Lupus, psoriasis, astma, sëmundjen inflamatore të zorrës • Keni sëmundje veshkash dhe jeni me dializë • Keni sëmundje hepatike • Keni drepanocitozë • Konsumoni më tepër se një pije alkoolike në ditë. Nëse nuk planifikoj një shtatzëni për momentin dhe po përdor kontraceptiv, a kam nevojë për acid folik? Po! Defektet e lindura të trurit dhe shtyllës kurrizore ndodhin qysh herët në shtatzëni, shpesh përpara se gruaja ta dijë që është shtatzënë. Në çastin kur gruaja e kupton se është shtatzënë mund të jetë shumë vonë. Cilat ushqime përmbajnë acid folik? Acidi folik gjendet në disa ushqime, duke përfshirë perimet, agrumet, bishtajat dhe të gjitha drithërat. Acidi folik shtohet në ushqimet që shënohen si “të pasuruara” si psh: • Drithërat (disa kanë 100 përqind të vlerës ditore) • Buka • Mielli • Makaronat • Mishi I vicit • Orizi Nuk jam më në moshë riprodhimi. Për sa acid folik kam nevojë? Për një shëndet sa më të mirë gratë kanë nevojë për 400 mcg acid folik në ditë. Për gratë më të vjetra duhet pasur parasysh që të marrin në sasi të mjaftueshme edhe vitamin B12. Marrja në sasi të madhe të acidit folik mund të fshihen shenjat e mungesës së vitaminës B12. Gratë mbi 50 vjeçe kanë risk të rritur për mungesën e vitaminës B12. Nëse jeni mbi 50 vjeçe duhet të konsultoheni me mjekun llojet e vitaminave që duhet të merrni.