Dr.Ahmet Payaslı

Gjinekologji

  • Çfarë sinjalizon amenorea? Kur flasim për amenorenë atëherë atë duhet ta ndajmë në dy klasa. E para është amenorea primare në të cilën një grua nuk pasur asnjëherë menstruacione, pra edhe pse e ka kaluar moshën e adoleshencës asnjëherë nuk ka pasur menstruacione. Kjo zakonisht lidhet me çrregullimet e zhvillimit në organet e brendshme gjenitale. Lidhen me çrregullimet e zhvillimin në mitër, tuba ose vezore. Amenorea sekondare është ndërprerja e menjëhershme e menstruacioneve te një grua e cila ka pasur menstruacione më herët, pra është ndërprerja e menstruacioneve përpara kohës së pritur, pra përpara periudhës së menopauzës. Infeksionet e përjetuara, ngjitjet në brendinë e mitrës, çrregullimet e ovulimit të cilat i quajmë vezore policistike, realizimi i ovulimit me hormone të pabalancuara, vdekja e qelizave të cilat formohen nga hormonet e ovulimit të sekretuara në tru si rezultat i gjakderdhjes serioze pas lindjes, të gjithë këto mund të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të menstruacioneve.

  • Çka janë lythat gjenitale dhe infeksionet HPV? HPV është infeksion që shkakton lythat gjenitale te njeriu dhe mënyra më e shpeshtë e transmetimit është kontakti seksual. Lythat e shkaktuara nga infeksioni HPV mund të zhvillohen në organet e jashtme gjenitale, përreth anusit, në vaginë, në zonën afër qafës së mitrës dhe në qafën e mitrës, dhe këto lytha shpesh mund të rriten shumë, si për shembull mund të jenë në masa të mëdha saqë mund ta pengojnë lindjen e fëmijës në mënyrë normale te shtatzëna. Mirëpo, infeksioni HPV ka një rëndësi shumë më të madhe për ne, sepse disa lloje të veçanta të viruseve të HPV-së mund të shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës te gratë. Për këtë arsye nëse te një grua vërehen lythat apo dyshohet për infeksione të HPV-së atëherë në këto raste duhet që gjithsesi të bëhet testi smear në qafën e mitrës. Gjithashtu, me përcaktimin e llojit të HPV-së duhet të analizohet nëse i është ekspozuar një grupi të rrezikshëm të viruseve apo jo.

  • Simptomat Simptomat e infeksionit vaginal mund të ndryshojnë në varësi të asaj se çfarë e shkakton atë. Disa femra nuk kanë aspak simptoma. Disa prej simptomave më të shpeshta te vaginitisi janë: - Rrjedhja anomale vaginale me një aromë të pakëndshme - Djegie gjatë urinimit - Të kruaja jashtë vagjinës - Parehati gjatë marrëdhënieve. A është normale rrjedhja (sekreti) vaginal? Vagjina e femrës normalisht prodhon një sekret i cili zakonisht përshkruhet si i pastër ose lehtësisht i turbullt, jo-irritues, dhe pa aromë. Gjatë ciklit normal menstrual, sasia dhe përbërja e sekretit mund të ndryshojnë. Në një kohë të muajit mund të ketë sasi të vogla të një rrjedhje të hollë ose ujore; dhe në një moment tjetër, një rrjedhje më e gjerë. Të gjitha këto përshkrime mund të konsiderohen normale. Rrjedhja ose sekreti vaginal i cili kutërbon ose i cili irriton zakonisht konsiderohet sekret jonormal. Irritimi mund të shkaktojë të kruara ose djegie, ose të dyja. Të kruarat mund të jenë të pranishme në çdo kohë të ditës, por janë më shqetësuese gjatë natës. Këto simptoma shpesh përkeqësohen nga marrëdhënia seksuale. Është e rëndësishme të vizitoni mjekun tuaj nëse ka pasur ndryshme në sasi, ngjyrë, ose aromë të sekretit. Cilat janë infeksionet më të shpeshta vaginale? Gjashtë llojet më të shpeshta të infeksioneve vaginale janë: - Kandida ose infeksionet mykotike - Vaginozat bakteriale - Trikomonia vaginalis - Klamidia vaginitis - Vaginiti vaginal - Vaginitet jo-infektiv Edhe pse secili lloj i infeksionit vaginal mund të ketë simptoma të ndryshme, jo gjithmonë është e lehtë për një femër të kuptojë se cilin lloj e ka. Në fakt, diagnostikimi mund të jetë i vështirë edhe për një mjek me përvojë. Pjesë e problemit është se ndonjëherë më shumë se një lloj i infeksionit mund të jetë i pranishëm në të njëjtën kohë. Dhe, një infektim mund madje të jetë i pranishëm edhe pa simptoma.

  • Fibromioma Uteri
    Çfarë është fibromioma uteri?
    Fibromioma uteri është një rritje jo-kanceroze ne murin e mitrës, ne çfarëdolloj përmasash nga mikroskopike deri ne madhësinë e një pjepri.
    Çfarë ndodh në trup?
    Fibromiomat janë gungëzime të rrumbullakëta e të forta shpesh në grupe të vendosura ne muret e mitrës. Ato përbehen nga fije muskulore dhe ind fibroz. I përgjigjen rritjes së nivelit të estrogjeneve që është njeri nga hormonet femërore. Rritja e vlerave hormonale do të sjellë për pasoje përshpejtim të rritjes së fibromiomeës. Një gjë e tille ndodh në raste të: - Terapisë zëvendësuese hormonale në menopauze - Përdorimi i kontraceptiveve - Shtatzënia Pas vendosjes së menopauzës fibromiomat mund të zvogëlohen apo zhduken plotësisht Cilat janë shkaqet dhe rreziqet? Nuk njihet një shkak i qarte i formimit të fibromiomave. Studimet kanë treguar se rritja e tyre ndikohet nga faktorë: * Gjenetik si faktor i rëndësishëm në zhvillimin e miomave. * Ndodhin më shpesh në periudhën riprodhuese gjate se cilës ka një rritje të furnizimit me gjak të mitrës. * Estrogjeni dhe Progjesteroni që janë hormonet femërore, duket se nxitin rritjen e tyre. Është parë që fibromiomat kanë më shumë receptor për estrogjenin dhe progesteronin. Faktorët e riskut përfshijnë: * Trashëgimia : dhe kjo me e madhe nëse nëna apo motra ka fibromiomë. * Faktori Racial : gratë e zeza vuajnë 3 herë më shumë, si dhe përmasa dhe numër më të madh miomash sesa gratë e bardha. Shenjat dhe simptomat Shume gra mund te mos kenë shenja të pranisë së fibromiomave. Simptomat varen nga numri, përmasa dhe lokalizimi e tyre : - Numri mund te jetë nga një në disa. - Përmasat variojnë nga mikroskopike deri në madhësinë e një pjepri. - Lokalizimi mund të jetë sipërfaqësor, i brendshëm apo intramural (si në figurë) Simptomat:
    Anemia, apo ulje e numrit te rruazave te kuqe si pasoje e hemoragjive te zgjatura dhe ne sasi te madhe Hemorragjive ndër menstrualë Dhimbje gjate aktit seksual Urinim i shpeshtë i shkaktuar nga presioni që i bën tumori fshikëzës së urinës Menstruacione ne sasi te madhe dhe te zgjature ne kohe Dhimbje apo presion ne pjesën e poshtme të barkut apo dhimbje mesi Cikle menstrualë të dhimbshëm Diagnoza & Testet
    Fibromiomat janë të shpeshta në gratë mbi 35 vjeçe. Rralle janë malinje apo kanceroze. Miomat që rriten nën sipërfaqen e jashtme të mitrës mund të ndihen si gunga gjatë ekzaminimit pelvik. Ndërsa miomat që rriten në brendësin e mitrës janë më vështire të ndihen gjate këtij ekzaminimi. Diagnoza konfirmohet nëpërmjet ekzaminimit ekografik. Rralle mund te nevojitet dilatacioni dhe kyretazhi (D&C) për të marrë pjesë indore nga brendësia e kavitetituterin. Tërësia e kavitetituterin shihen nëpërmjet Histeroskopise, për të përjashtuar dhe ekzistencën e kanerituterin apo të polipeve endometrial. Rezonanca magnetike jep me saktësi përmasat, lokalizimin dhe ndihmon në përcaktimin e mënyrës së trajtimit. Parandalimi : Duke qenë se shkaktaret e formimit të tyre nuk njihen, nuk ka asnjë mënyre për të parandaluar zhvillimin e tyre. Cilat janë pasojat? - Prania e Fibromiomave mund të bëjë më të vështire konceptimin e një fëmije - Gjate shtatzënisë mund të shkaktojnë dështime apo vështirësi në lindje - Fibromioma mund të përdridhet dhe të kërkoje ndërhyrjen kirurgjikale - Fibroimiomat nuk janë ngjitëse - Fibromioma mund të përbej risk për fetusin gjate shtatzënisë.
    Trajtimi & Monitorimi
    Shumica e fibromiomave nuk japin simptoma dhe si pasoje nuk kane nevoje për trajtim. Shpesh herë përdoren medikamentet për të zvogëluar tumorin duke ulur nivelet e estrogjenit në gjak të tilla si GNRH agonsit , androgjen , antinflamatorjosteroid. Gratë me hemorragji në sasi të madhe të zgjatur në kohë që çojnë në anemizim të tyre dhe të pamundura të kontrollohen me medikamente duhet ti nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale, që në vartësi të kërkesës për të lindur fëmije mund të jete nga heqje vetëm të fibrommiomes deri në heqje të krejt mitrës. Në rast se mioma është e vendosur në kavitatin e mitrës heqja e saj mund të bëhet me rezektoskop, me rrugë tranvaginale. Një tjetër procedure që mund të përdoret është embolizimiartial gjatë të cilit vendoset një tub në arterianuterine dhe injektohen rruaza të vogla që shkojnë drejt tumorit. Këto bllokojnë rrjedhën në arterien cak con në tkurrje të fibromiomes. Trajtimi me lazer, apo MIOLYSIS, është një tjetër procedure që bën shkatërrimin e fibromiomes. 3-4 muaj më parë gruaja duhet të marrë disa medikamente që shkaktojnë tkurrjen e tumorit e me pas bëhet trajtimi me lazer. Cilat janë efektet anësore të trajtimit?
    Ndërhyrja kirurgjikale mbart rrezikun e hemorragjisë, infeksioneve apo reaksioneve alergjike nga anestezia. Çfarë ndodh pas trajtimit? Nëse realizohet hysterektomia nuk kam më rrezik të zhvillohet asnjë fibromiom tjetër. Nëse gjatë ndërhyrjes hiqen dhe vezoret duhet të vazhdoje trajtimi me zëvendësues hormonal. Nëse behet miomektomia (heqja vetëm e fibromiomes ) në rreth 10 % të rasteve ka rritje të mëpasshme Si behet monitorimi?
    Gratë me fibroid duhet të egzaminohen çdo 6 muaj për të monitoruar përmasat e tumorit dhe qarkullimin e gjakut brenda tij, si dhe shfaqjeje e simptomave të ndryshme.

  • Çfarë janë kistet e vezoreve?
    Kisti është një hapësirë e mbushur me lëng (fluid). Ata mund të formohen në çdo hapësirë të trupit. Kistet e vezoreve formohen në vezore. Kistet më të shpeshta të vezoreve janë kistet funksionale të cilat formohen gjatë një cikli menstrual. Llojet më të shpeshta të kisteve funksionale janë:
    Kisti folikular. Këto kiste formohen kur folikuli nuk çahet për të lëshuar vezën ndërkohë që vazhdon të rritet. Ky lloj kisti është shumë i shpeshtë, nuk përbën motiv për shqetësim dhe zhduket brenda 1, 2 apo 3 muajve. Kistet e korpusit luteal. Këto kiste ndodhin kur pas ovulacionit folikuli nuk shpërbëhet. Në të tilla raste folikuli i çelur mund të mbushet me lëng ose me gjak të cilat inkapsulohen duke u shndërruar kështu në kiste të cilat mund të arrijnë dimensione nga 3 në 6 cm. Në shumicën e rasteve këto kiste janë të parëndësishme. Ndonjëherë këto kiste mund të japin dhimbje apo edhe të komplikohen me hemorragji të brendshme. Nëse çahen. Megjithatë kjo mundësi është e rrallë. Pas disa javëve këto kiste zhduken vetvetiu. Lloje të tjera të kisteve të vezoreve janë si më poshtë:
    Endometrioma: këto kiste formohen në femrat që kanë endometriozë. Endometrioza ndodh në ato raste kur inde endometriale shfaqen në vende të tjera jashtë kavitetit endometrial (mitrës). Këto inde sillen si endometër, pra prodhojnë hemorragji sa herë që ka një cikël menstrual. Duke qenë se janë jashtë mitrës, këto inde nuk kanë mundësi të dalin jashtë trupit të femrës dhe organizmi I inkapsulon duke formuar kiste apo aderenca. Në qoftë se këto inde shfaqen në vezore ato formojnë kistet endometriome të cilat përmbajnë gjak menstrual të inkapsuluar në trajtë kisti. Këto kiste mund të komplikohen me dhimbje spontane, dhimbje gjatë periodave, dhimbje gjatë kontaktit seksual, infertilitet apo edhe rupturë. Kistadenoma. Këto kiste formohen nga transformimi i qelizave të sipërfaqes së vezoreve. Këto kiste mund të jenë të mbushur me lëng të qartë ose viskoz. Ato mund të arrijnë ndonjëherë edhe dimensione 10-20 cm duke shkaktuar kështu dhimbje, diskonfort abdominal, fryrje të barkut. Mund të komplikohen me përdredhje të vezoreve (torsion) apo edhe rupturë. Në shumicën e rasteve janë beninje, por mund të jenë edhe malinje. Kistet dermoide. Këto kiste përmbajnë lloje të ndryshme qelizash. Në brendësi të tyre mund të gjendet flokë, dhëmbë apo edhe inde të tjera. Kistet dermoide mund të arrijnë ndonjëherë dimensione të mëdha duke shkaktuar kështu dhimbje, diskonfort abdominal, fryrje të barkut. Mund të komplikohen me përdredhje të vezoreve (torsion) apo edhe rupturë. Në shumicën e rasteve janë beninje, por mund të jenë edhe malinje. Vezoret polikistike. Këto kiste kur kemi një vonesë në zhvillimin dhe çeljen e vezëve. Kështu në vezore kemi shumë folikuj të zhvilluar jo plotësisht. Kjo situatë shoqërohet me vonesa në ovulacion, dhe për rrjedhojë edhe vonesa në menstruacione. Çfarë shenjash japin kistet e vezoreve? Në shumicën e rasteve këto kiste nuk shkaktojnë simptoma dhe femrat nuk e kuptojnë që kanë një kist. Në disa raste ato mund të shkaktojnë: Ndjesi presioni, fryrje apo dhimbje në bark. Dhimbje në fund të barkut. Çrregullime në urinim. Dhimbje gjatë kontaktit seksual. Dhimbje gjatë periodave. Rritje në peshë. Çrregullime të menstruacioneve. Të përziera dhe të vjella. Dhimbje gjoksi. Infertilitet. Si diagnostikohen kistet e vezoreve? Prania e kisteve të vezoreve mund të hetohet përmes ekzaminimit gjinekologjik rutinë. Gjinekologu mund të kuptojë praninë e kistit gjatë vizitës. Me gjetjen e kistit kryhen një seri ekzaminimesh për të kuptuar natyrën e tij. Ekografia është një ekzaminim që duhet të kryhet në mënyrë rutinë të paktën një herë në vit. Një gjinekolog me eksperiencë në ekografi mund të japë informacione shumë të sakta mbi: Formën Dimensionet Lokalizimin Përmbajtjen (e qarte? E përzier? Gjak? Mukozë? Solide?) Testi i shtatzënisë kërkohet për të përjashtuar një shtatzëni. Nivelet hormonale mund të kërkohen Nëse kisti mendohet të jetë aktiv nga ana hormonale (prodhon hormone). Markuesit tumorale (CA-125, HE-4, AFP etj). Këto markues mund të kërkohen Nëse dyshohet për malinjiitet. Megjithatë këto markues nuk janë shumë specifikë që d.m.th. edhe sikur të jenë të rritur, kjo do të thotë veçse rritje e mundësisë për kancer por jo siguri e plotë. P.sh. CA-125 rritet edhe në rast të miomave (tumore beninje) dhe të endometriomave, sëmundje këto që nuk janë kancer! Si trajtohen kistet e vezoreve? Trajtimi i kisteve mund të jetë: pritës, medikamentoz ose kirurgjikal. Kjo do të thotë që kiste të ndryshëm kanë trajtim të ndryshëm. Kistet funksionale mund të trajtohen në mënyrë pritëse për 2-3 muaj. Trajtimi me medikamente (si p.sh. kontraceptivë) mund të rezervohet në rastin e vezoreve polikistike apo të endometriomave. Duhet të kuptoni që trajtimi me kontraceptivë nuk i zhduk endometriomat dhe as nuk e ndryshon aspektin polikistik të një vezoreje polikistike. Ato vetëm sa ofrojnë mbrojtje nga komplikacionet që mund të rrjedhin nga këto lloj kistesh. Trajtimi kirurgjikal rezervohet në rastet e mëposhtme: Kiste të mëdha > 6 cm dhe persistente > 6 muaj. Dyshim për malinjitet Kur kisti mendohet se shkakton infertilitet (endometrioma). Kur kisti komplikohet me torsion apo hemorragji (çarje). Trajtimi kirurgjikal mund të përfshijë vetëm heqjen e kistit, heqjen e gjithë vezores ose heqjen edhe të mitrës me gjithë vezoret. Kjo vendoset në varësi të llojit të kistit. Trajtimi kirurgjikal mund të jetë me: Laparoskopi – kur kisti duket jo shumë i madh dhe jo kanceroz. Laparoskopia quhet ndryshe edhe kirurgji e mbyllur pasi nuk kërkon hapjen e barkut. Laparotomia – kur kisti është i madh, apo i shoqëruar me hemorragji ose kur ka ndonjë dyshim për malinjitet. Laparotomia quhet ndryshe edhe kirurgji e hapur pasi nënkupton hapjen e barkut. Aspirimi i kistit – kur kisti mendohet se është beninj atëherë ai mund të aspirohet përmes vaginës, pa qenë nevoja për operacion (laparoskopi apo laparotomi). Megjithatë kjo teknikë në disa raste dështon pasi kisti mund të formohet sërish. Pas heqjes së kistit, ai duhet të dërgohet për ekzaminim histo-patologjik (biopsi) për të kuptuar natyrën e tij. A mund të parandalohen kistet e vezoreve? Jo, kistet e vezoreve nuk mund të parandalohen. Lajmi i mirë është se shumica e tyre: Nuk shkakton ndonjë simptomë Nuk janë kanceroze Zhduken spontanisht Kur shfaqen më shpesh kistet e vezoreve? Kjo varet nga lloji i kisteve. Teorikisht ato mund të shfaqen në çdo moshë. Kistet funskionale shfaqen gjatë jetës riprodhuese. Ato janë gjithnjë beninje. Kur kistet shfaqen në menopauzë kanë një rrezik më të lartë për të qenë kancer.

  • Çfarë është Adenomioza?
    Adenomioza është zmadhimi i mitrës që shkaktohet nga rritja e indeve endometrial në indet e mitrës. Kjo do të thotë se shtresa e mitrës rritet në murin dhe në muskulin (i quajtur edhe miometri) e mitrës. Indet vazhdojnë të punojnë njëjtë sikurse shtresa e mitrës - ajo bëhet më e trashë dhe pastaj zbërthehet çdo muaj gjatë periudhës së menstruacioneve. Nuk është e qartë se sa e shpeshtë është adenomioza pasi që shumë gra nuk kanë simptoma. Vlerësimet shkojnë nga 5 përqind në 70 përqind, por 8 përqind deri në 30 përqind ndoshta është një gamë më e saktë. (3) Është më e shpeshtë te gratë në moshën 40-vjeçare dhe 50-vjeçare që kanë pasur fëmijë. Adenomioza varet nga estrogjeni që qarkullon në trupin e një gruaje. Kur nivelet e estrogjenit zvogëlohen (për shembull, në menopauzë ose pas histerektomisë), simptomat e adenomiozës ndalen. Edhe pse adenomioza mund të shkaktojë periudha të dhimbshme dhe të rënda për disa gra, ajo shpesh nuk shkakton asnjë simptomë fare. Në përgjithësi, adenomioza nuk është e rrezikshme. Te gratë me simptoma të rënda, megjithatë, gjakderdhja e rëndë menstruale mund të çojë në anemi, gjë që shkakton lodhje. Gjakderdhja dhe dhimbja e tepruar mund t’i çojë gjithashtu gratë në shmangien e aktiviteteve dhe shoqërimit, gjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet dhe të çojë në depresion, ankth dhe shqetësime të tjera emocionale.

  • Çfarë është sindromi premenstrual (SPM)? Sindromi premenstrual është një grup simptomash të lidhura me ciklin menstrual. Simptomat e SPM ndodhin 1 deri 2 javë përpara fillimit të periudhave (menstruacioneve ose hemorragjisë mujore). Simptomat zakonisht largohen pasi fillon hemorragjia. SPM mund të influencojnë menstruacionet në çdo moshë dhe efektet janë të ndryshme për gra të ndryshme. Për disa gra, SPM është shqetësim mujor. Për të tjerat, mund të jetë aq e rëndë sa ta bëjë të pamundur jetesën normale. SPM largohen kur zakonet mujore ndalojnë, kështu ndodh gjatë shtatzënisë ose gjatë menopauzës. Nga se shkaktohet SPM? Shkaqet e SPM nuk janë të qarta, por mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm. Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual duket se janë faktor i rëndësishëm. Këto ndryshime hormonale mund të ndikojnë tek disa gra më shumë se tek të tjerat. Mund të vërehen edhe ndryshime kimike në tru. Stresi dhe problemet emocionale si p.sh. depresioni, nuk duket se shkaktojnë SPM por mund ta keqësojnë atë. Disa nga faktorët e tjerë të mundshëm janë: • Nivele të ulëta të vitaminave e mineraleve • Ngrënia e ushqimeve të kripura, që mund të japin mbajtje të lëngjeve • Pirja e alkoolit dhe kafeinës, të cilat ndryshojnë nivelin e sjelljes dhe energjisë. Cilat janë simptomat e SPM? SPM përfshin si simptomat fizike dhe ato emocionale si p.sh.: • Puçrra • Fryrje ose tensionim gjoksi • Ndjenjë lodhjeje • Shqetësime të fjetjes • Trazim stomaku, kapsllëk apo barkqitje • Dhimbje koke ose shpine • Ndryshime të oreksit ose të ushqyerjes • Dhimbje muskujsh ose nyjash • Ndryshime të memories ose përqendrimit • Tension, irritabilitet, luhatje të sjelljes ose çaste trishtimi • Ankth ose depresion Si ta kuptoj nëse kam SPM? Mjeku diagnostikon SPM në bazë të simptomave, dhe se sa këto ndikojnë në jetën e përditshme. Nëse mendoni se keni SPM vini re se cilat simptoma keni dhe sa të rënda janë gjatë disa muajve. Mund t’i shënoni simptomat në kalendar për çdo ditë. Duhet të siguroheni që nuk keni asnjë nga problemet që mund të jenë të njëjta me SPM: • Depresioni • Puçrra • Menopauza • Sindromi i lodhjes kronike • Sindromi i zorrës së irrituar • Probleme me sistemin endokrin, që prodhojnë hormone. Sa e shpeshtë është SPM? Ekziston një shkallë e gjerë e rasteve të grave që vuajnë nga SPM. Është vërejtur se 85 përqind e grave që menstruojnë kanë të paktën 1 simptomë të SPM si pjesë e ciklit mujor. Shumica e këtyre grave kanë simptoma mesatare që nuk kanë nevojë për mjekim. Të tjera (rreth 3 deri 8 përqind) kanë forma më të rënda të SPM, e quajtur çrregullimi disforik premenstrual (CDPM). SPM ndodh më shpesh në gratë të cilat: • Janë midis 20 dhe 40 vjeçare • Kanë të paktën një fëmijë • Kanë anamnezë familjare me depresion • Kanë në anamnezën mjekësore ose depresion postpartum ose çrregullime të sjelljes. Cili është trajtimi i SPM? Shumë trajtime synojnë të pakësojnë simptomat e SPM. Nuk ka trajtim që të veprojë për të gjitha gratë. Ju duhet të provoni trajtime të ndryshme për të zgjedhur atë që është më e përshtatshme për ju. Disa mënyra trajtimi përfshijnë: • Ndryshime në stilin e jetesës • Medikamente • Terapi alternative Ndryshimet e stilit të jetës. Nëse SPM nuk është aq e rëndë sa të jetë e nevojshme këshillimi me mjekun atëherë ndryshimet në stilin e jetesës mund t’ju përmirësojnë. Disa nga këto ndryshime janë: • Ushtrime fizike të rregullta. Çdo javë duhet të kryeni: - 2 orë dhe 30 minuta aktivitet fizik të moderuar. - 1 orë dhe 15 minuta të aktivitetit fizik aerob intensiv, ose - Një kombinim të aktivitetit intensive dhe te moderuar dhe o Aktivitet muskulo – sforcues për dy ose më tepër ditë. • Hani ushqim të shëndetshëm, si fruta, perime dhe të gjitha drithërat • Pakësoni kripërat, të ëmblat, kafeinë, dhe alkool, veçanërisht kur keni simptomat e SPM • Flini mjaftueshëm. Duhet të flini 8 orë çdo natë. • Kërkoni mënyra të shëndetshme për të shmangur stresin. Disa gra mund të kryejnë yoga, masazhe, apo terapi relaksuese • Mos pini duhan. Nga medikamentet që pakësojnë dhimbjen për simptomat si ngërçet, dhimbjet e kokës, dhimbjet e shpinës dhe tendosjen e gjirit. Këtu përfshihet: • Ibuprofeni • Ketoprofen • Naproxen • Aspirin Në rastet më të rënda të SPM mund të jepen medikamente të tjera. Një mundësi tjetër janë përdorimi i medikamenteve që ndalojnë ovulacionin si p.sh. kontraceptivët oral. Kërkimet vazhdojnë për të gjetur mënyra të tjera trajtimi të SPM. Terapitë alternative: Disa vitamina e minerale ndihmojnë në pakësimin e simptomave të SPM. Këtu hyjnë: • Acidi folik (400 mikrogram) • Kalcium me vitamin D • Magnezium (400 miligram) • Vitamina B6 (50 deri 100 mg) • Vitamin E (400 UI)

  • Serotonina një preparat kimik në tru mund të luajë një rol në CDPM, si formë e rëndë e SPM. Simptomat kryesore që përfshijnë janë:

  • Çfarë është sindroma paramenstruale (SPM)? Tek shumica e femrave paraqiten simptomat emocionale në formë nervoze, depresioni dhe shqetësimi SPM apo sindromi paramenstrual është ndryshimi në funksionimin hormonal tek femrat, i cili manifestohet me paraqitjen e simptomave emocionale, psikike dhe fizike. Tek shumica e femrave paraqiten simptomat emocionale në formë nervoze, depresioni dhe shqetësimi. Të shpeshta janë simptomat fizike siç janë: ngërçet, fryrja, puçrrat, gjoksi i ndjeshëm, kokëdhembja dhe marramendja. Tek disa femra paraqiten ndryshimet psikike siç janë: harresa, mungesa e koncentrimit, apetit i shtuar dhe dëshira e zvogëluar për marrëdhënie seksuale. Kur paraqitet SPM? Rreth 85 % e femrave kalojnë përmes SPM çdo muaj. SPM paraqitet nga 7 gjer në 14 ditë para ciklit menstrual, pas ovulimit. Nëse në atë periudhë vjen gjer tek fekondimi i qelizave vezë, vezoret ndalojnë sekretimin e estrogjenit, progesteronit dhe niveli i këtyre hormoneve papritmas bie. Kjo ndikon në përforcimin e simptomave të SPM-së, vdekjen e qelizave vezë të pafekonduara dhe shpie në fillimin e ciklit menstrual. Me fillim të ciklit menstrual, simptomat e SPM-së zhduken. Çfarë shkakton simptoma të SPM? Nuk ekziston një fakt i fortë se çfarë e shkakton saktësisht paraqitjen e SPM por ekspertët pohojnë që paraqitja e SPM-së është e lidhur me sekretimin e hormoneve femërore estrogjenit dhe progesteronit. Mendohet që këto dy hormone ndikojnë në hormonet dhe substancat tjera duke shkaktuar paraqitjen e SPM-së: 1. Seratonina Seratonina e njohur si hormoni i kënaqësisë, ndikon në disponim, gjumë të mirë dhe krijon ndjenjën e kënaqësisë së përgjithshme. Niveli i ulët i estrogjenit në organizëm pas ovulimit është i lidhur me nivelin e ulët të seratoninës. Niveli i ulët i seratoninës shkakton depresion, nervozë dhe apetit të shtuar, që ndonjëherë bën pjesë në disa nga simptomat themelore të SPM-së. 2. Endorfina Endorfina është enzimë që forcon ndjenjën e kënaqësisë dhe zvogëlon ndjeshmërinë në dhembje. Estrogjeni dhe progjesteroni së bashku, ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të endorfinës në organizëm. 3. Epinefrina Epinefrina apo adrenalina është e njohur si hormoni i stresit. Estrogjeni ndikon në nivelin e adrenalinës në organizëm, e cila ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut dhe ndërrimit të disponimit. 4. Acidi gama aminobuterik Acidi gama aminobuterik forcon nervozën, ndërsa progesteroni forcon sekretimin e saj. 5. Mineralokortikoidi Hormoni i cili rregullon nivelin e lëngjeve në organizëm dhe sekretimin e shtuar të tyre gjatë SPM ndikon në paraqitjen e fryrjes. 6. Prolaktina Hormoni i cili forcon zhvillimin e gjoksit dhe gjëndrave qumështore. Sekretimi i shtuar i prolaktinës gjatë SPM-së, rrit ndjeshmërinë e gjoksit. Si ndikon SPM në dëshirën për marrëdhënie seksuale? Shumica e simptomave të SPM-së zvogëlojnë dëshirën për marrëdhënie seksuale. Sipas hulumtimit, femrat në këtë periudhë janë të pakënaqura me jetën seksuale, që zakonisht është pasojë e depresionit dhe nervozës të cilën e ndjejnë gjatë SPM. Megjithatë, marrëdhëniet seksuale të rregullta, mund të arrijnë sekretimin e seratoninës, hormonit të kënaqësisë dhe të zbusin simptomat e SPM-së. A ekzistojnë preparate të cilat zbusin SPM? Nëse keni simptome të dukshme të SPM, konsultohuni me mjekun se cili preparat do të ju përshtatej më shumë. Varësisht prej simptomave të SPM tek ju, mjeku mund të ju përshkruajë diuretikët, ilaçet kundër dhembjeve, pilulat kontraceptive apo antidepresive. Cilat gjëra ushqimore duhen konsumuar për të zbutur simptomat e SPM? Shmangni grickat e njelmëta dhe të ëmbla, kafenë dhe alkoolin. Simptomat e SPM mund t’i zbusni thjeshtë me anë të ndryshimit të mënyrës së ushqyerjes. Gjatë periudhës së SPM, rrisni konsumin e kompleksit të karbohidrateve të cilat ndodhen në: • Drithëra integrale • Bishtajore • Pemët e arrës dhe perimet Gjatë periudhës së SPM, më së miri do të ishte që të shmangni: • Karbohidratet e thjeshta (ëmbëlsirat, çokolatat) • Kafenë • Alkoolin • Duhanin • Grickat e njelmëta

  • Arsyet pse keni periudha të çrregullta (cikël menstrual) Mungesa e periudhave apo çrregullimi i ciklit menstrual mund t’i ndodhë çdo femre. Shumë gra përjetojnë periudha të parregullta për një periudhe të gjatë dhe ky është një fakt për t’u shqetësuar. Në cikle menstruale anormale, hormonet e grave janë të ndikuara nga një sërë faktorësh që prekin sistemin trupor. Hipotalamusi, hipofiza, veshkat, tiroidet janë gjëndra të cilat punojnë së bashku për të ndihmuar në balancimin e hormoneve të natyrshme dhe për pasojë në rregullimin e ciklit menstrual. Nëse keni një cikël të rregullt dhe pa dhimbje çdo muaj, kjo është një shenjë që hormonet janë të balancuara dhe sistemi riprodhues është duke punuar siç duhet. Kur keni cikël menstrual të parregullt ose të shoqëruar me dhimbje do të thotë se nivelet e hormoneve ose mungojnë ose janë shumë të larta. Kur një femre i ndalohet për një periudhë kohore cikli menstrual, quhet “amenorreja” dhe ky është një faktor që duhet të shqetësoheni. Hormonet e parregullta dhe amenorreja janë të lidhura me kushte të tilla si rreziku për osteoporozë, sëmundje të zemrës dhe komplikime të tjera hormonale. Shkaqet e përbashkëta për periudha të parregullta Niveli i lartë i stresit: kur jeni nën gjendjen e stresit për një periudhë të gjatë kohore, trupi harxhon energji dhe kjo bën parandalimin e ovulacionit. Kjo gjendje mund të shkaktojë keqfunksionim të veshkave, që pengon prodhimin e estrogjenit dhe hormoneve të tjera riprodhuese. Çrregullimet e tiroides: tiroidet mund të jenë shkaku i problemeve lidhur me pabarazitë hormonale. Gjëndra tiroide konsiderohet si pjesë thelbësore e sistemit endokrin dhe kontrollon kryesisht metabolizmin dhe ndikimet e shumë hormoneve seksuale. Problemet hormonale: këto lloj problemesh mund të çojnë në shtim në peshë, probleme të sheqerit në gjak, puçrra fytyre dhe në cikël menstrual të parregullt. Problemet hormonale mund të shkaktojnë edhe cist në vezore, gjë e cila sjell çrregullim ose mungesë të ciklit menstrual. Kequshqyerja: një dietë e varfër me antioksidues, fibra, vitamina dhe proteina sjell çrregullim të periudhave. Konsumi i lartë i sheqerit, yndyrave të hidrogjenizuara dhe shtesave artificiale kontribuojnë gjithashtu në çrregullimin e tyre. Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë: nëse keni humbur peshë në mënyrë të shpejtë, trupi juaj ka më pak yndyra. Yndyrat janë të rëndësishme për krijimin e estrogjenit dhe, nëse mungon, periudhat do të mungojnë ose do të jenë të çrregullta. Pilulat kontraceptive: nëse përdoren për një kohë të gjatë e të pandërprerë do të kenë pasoja negative në ciklin menstrual.

  • Zbuloni se çfarë është normale dhe se çfarë nuk është normale për periodat tuaja.

    AMENORRE-A (MUNGESA E PERIODAVE)
    Amenorre nënkupton një mungesë të periodave. Mjekët zakonisht e klasifikojnë amenorrean në primare dhe në sekondare. Amenorrea primare: kur periodat tuaja nuk kanë filluar dhe ju jeni të paktën 16 vjeç; Amenorrea sekondare: kur ju normalisht keni perioda po ato janë ndaluar për 6 muaj ose më shumë.
    KUR ËSHTË NORMALE PËR TË MOS PASUR PERIODA?
    Është normale për të mos pasur perioda: Përpara se të arrini pubertetin; Kur jeni shtatzënë; Nëse ushqeni me gji; dhe Nëse ju keni arritur menopauzë.
    SHKAQET E AMENORREAS
    Amenorrea mund të shkaktohet nga: Mosfunksionimi në gjëndra tiroide, hipotalam (pjesë e trurit që ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual) ose gjëndrës së hipofizës; Problemet me vezoret; Problemet anatomike në qafën e mitrës, mitër ose tek vagina; Vonesa e pubertetit; Ushtrimet e zgjatura; Stresi; Depresioni dhe disa forma të tjera të problemeve mendore; Pesha e vogël trupore; Disa ilaçe, që përfshijnë pilulat kontraceptive (mund të duhet 3–6 muaj për të filluar përsëri periodat pas ndalimit të pilulave), ilaçet e caktuara antipsikotike dhe kimioterapia për kancer-in; Sëmundjet kronike; Zhbalancimi hormonal siç është sindroma policistike e ovareve; Menopauza e parakohshme.
    DISMENORREA (PERIODA TË DHIMBSHME)
    Dismenorre nënkupton perioda të dhimbshme. Dhimbjet e periodave dhe parehatia shpesh janë më të forta në ditën e parë të periodave. Dismenorre tenton që të arrijë kulmin shumë shpejt pas pubertetit, kështu që nëse periodat janë duke u bërë më të dhimbshme ndërkohë që rriteni, shkoni tek doktori. Doktorët zakonisht e klasifikojnë dismenorrean në primare dhe sekondare (shihni më poshtë).
    SIMPTOMAT E DISMENORREAS
    Simptomat e zakonshme të dismenorreas përfshijnë: Dhimbje barku dhe ndonjëherë dhimbje në kofshën e sipërme; Ngërçe Dhimbje koke; Përzierje; dhe Kapsllëk ose diarre. Me raste mund të keni të vjella. Simptomat që nuk zgjasin shumë (zakonisht rreth një deri dy ditë), janë të shkaktuara nga prostaglandinat, substanca natyrale të gjetura në shumë qeliza trupi. Prostaglandina stimulon kontraktimet e muskujve të mitrës gjatë periodave. Ekspertët besojnë se këto kontraktime të mitrës ngjeshin enët e gjakut të mitrës, duke prerë përkohësisht furnizimin me gjak dhe privuar indet e oksigjenit, të cilat përkeqësojnë dhimbjen.
    DISMENORREA PRIMARE
    Dismenorrea primare prek më shumë se gjysmën e femrave dhe ndodh nga asnjë shkak i njohur. Dhimbja në dismenorrean primare ndodh nga kontraktimet e mitrës, të shkaktuara nga prostaglandinat, të përshkruara si më lart.
    DISMENORREA SEKONDARE
    Dismenorrea sekondare shkaktohet nga një problem gjinekologjik ose një gjendje siç është: Endometriozë; Sëmundje inflamatore pelvike; dhe Fibroide. Përdorimi i aparateve infrauterin për kontracepsionin (duke mos përfshirë sistemin Mirena) është gjithashtu e lidhur me dismenorrean dhe gjakrrjedhjet e shumta.
    MENORRAGJIA (PERIODA TË SHUMTA)
    Menorragji nënkupton zgjatjen dhe sasinë e shumtë të periodave. Është një nga shkaqet më të zakonshme të mungesës së hekurit tek gratë. Menorragjia mund të përfshijë perioda që zgjasin shumë, për më shumë se një javë, ose që përfshijnë gjakrrjedhje të shumtë. Gratë me menorragji humbin 80 mL ose më shumë gjak për çdo periodë.
    SHKAQET E MENORRAGJIAS
    Menorragjia mund të shkaktohet nga: Disbalancat hormonale (p.sh. në ciklet menstruale ku nuk është prodhuar asnjë vezë, që janë më të zakonshme tek vajzat që sapo kanë filluar fazën e menstruacioneve dhe tek gratë që po i afrohen menopauzës); Një çrregullim gjakrrjedhjeje; Fibroidet; Polipet (rritje të vogla të qafës së mitrës); Endometrioza; Sindroma ovariane policistike (PCOS); Sëmundja e tiroideve; Sëmundja e mëlçisë ose veshkave; Infeksioni (sëmundja inflamatore pelvike); Aparati intrauterin (IUD), duke mos përfshirë sistemin intrauterin Mirena, që është në fakt një opsion trajtimi për menorragji; Disa ilaçe, siç janë ilaçet anti–inflamatore dhe antikoagulante; dhe Kanceri (i rrallë). Nëse mendoni se vuani nga amenorrea, dismenorrea apo menoragjia, shkoni te mjeku. Ai do të jetë në gjendje të bëjë diagnozë të saktë dhe të ju këshillojë për opsionet e trajtimeve për gjendjen tuaj.

  • Endometrioza ndodh kur indi endometrial, që zakonisht përbën shtresën e mitrës, ndodhet diku tjetër në trup. Ky ind fillon të veprojë sikur indi normal i mitrës. Gjatë menstruacioneve, ky ind fillon të rrjedh gjak dhe të shpërbëhet. Përderisa kjo ndodh, fillojnë të formohen mbresa zakonisht në rajonin e komblikut. Indi I mbresës pasta mund të çojë në probleme potenciale me endometriozë dhe jopjellori. Faktet rreth endometriozës Ekpertët mjekësor përllogarisin se rreth 75 % e grave që kanë dhimbje në komblik po ashtu vuajnë nga endometrioza. Në fakt, endometrioza është shkaktari numër një i dhimbjeve në komblik, operacioneve kirurgjike riprodhuese, dhe infertilitetit te gratë. Simptomat e endometriozës zakonisht shfaqen pas moshës 25 vjeçare, por çdo femër që ka menstruacione është potencialisht e rrezikuar. A jeni ju të rrezikuar? Simptomat e endometriozës zakonisht i prekin gratë që kurrë nuk kanë pasur fëmijë dhe sëmundja po ashtu ka lidhje të fortë gjenetike. Nëse një e afërme e juaja ka endometriozë, atëherë ju jeni gjashtë herë më të rrezikuara nga endometrioza. Faktorët tjerë të rrezikut nga endometrioza janë: Ciklet menstruale që zgjasin më pak se 28 ditë Gjakderdhje menstruale që zgjat më shumë se 5 ditë Menstruacione me dhimbje Abnormalitet i lindur i mitrës Hyrja jashtëzakonisht e ngushtë në qafën e mitrës Trajtimi i endometriozës Ndonëse ende nuk ka shërim për endometriozën, ekzistojnë barna dhe trajtime për dhimbjet e endometriozës dhe simptomave që ndërlidhen me të. Operacion kirurgjik për heqjen e indit endometrial është një trajtim efikas që i shton përqindjet e shtatzënisë për disa gra. Medikamentet kundër inflamacionit që përdoren për trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit me endometriozë. Trajtimi i simptomave të endometriozës mund të përfshijë gjithashtu terapi hormonale dhe trajtime alternative. Shkoni te një specialist i fertilitetit për të mësuar më shumë rreth diagnostikimit të endometriozës, posaçërisht nëse po përpiqeni për të mbetur shtatzënë.

  • Çka është menopauza e hershme?
    Menopauza e hershme është gjendja e ndërprerjes së menstruacioneve para moshës së pritur. Periudha e menopauzës paraqitet rreth moshës 49-50 vjeçare. Ndërprerja e menstruacioneve përpara kësaj moshe njihet si menopauza e hershme, mirëpo ajo që na shqetëson më shumti është ndërprerja në moshat e 20’a ose 30’a dhe rastet ku së bashku me të harxhohet edhe rezerva e vezoreve dhe si rezultat këtyre grave u përfundon pjelloria. Sepse ndërprerja e menstruacioneve për një grua e cila nuk i ka përfunduar të gjitha funksionet riprodhuese është gjendje shumë dëshpëruese. Në raste të tilla e veçanërisht kur menopauza ndodh në periudha shumë të hershme duhet të bëhen disa teste gjenetike. Në periudhat e mëvonshme të ndërprerjes së menstruacioneve në moshat midis 30-40 vjeç duhet të jemi më vigjilent dhe duhet të kryhen testet e nevojshme. Nëse vërehet zvogëlim në sasinë e gjakderdhjes dhe nëse të afërmit si nëna, motra, tezja kanë histori të menopauzës së hershme atëherë në këto raste duhet të bëhen ekzaminimet e rregullta gjinekologjike. Dëmet e menopauzës së hershme nuk lidhen vetëm me përfundimin e funksioneve të riprodhimit ato gjithashtu shkaktojnë shkrirjen e eshtrave dhe plakjen sepse trupi thahet për shkak se mbetet pa estrogjen në një periudhë të hershme. Për këtë arsye, një grua që do të përjetojë menopauzë të hershme duhet të këshillohet për funksionimin e riprodhimit dhe t’i jepen terapitë mbështetëse për një jetë më cilësore dhe të rehatshme për pjesën e mbetur të jetës së saj. Për arsye se është e pamundur të shmanget menopauza e parakohshme dhe kur rezerva e vezoreve zbrazet atëherë nuk mund të bëhet asgjë.

  • Çfarë janë keqformimet (anomalitë) e mitrës? Normalisht forma e mitrës duhet të jetë pak a shumë trekëndore. Në rastin e anomalive uterine të lindura, kemi modifikime të kësaj forme. Këto modifikime mund të sjellin probleme në fertilitet dhe në mbarëvajtjen e shtatzënisë. Si formohen keqformimet e mitrës? Mitra formohet pas bashkimit të duktuseve müllerianë të cilët më pas fuzionojnë në mes duke dhënë formën karakteristike trekëndore të mitrës normale. Keqformimet uterine janë pasojë e një defekti në fuzion (mungesë apo fuzion jo i plotë) i duktuseve mülleriane. Mekanizmat të cilat qëndrojnë në bazë të këtij defekti janë si më poshtë: 1. Agenezia (mungesa e formimit) e njërit prej duktuseve mülleriane (unilaterale) çon në uterus unikorn. 2. Agenezia bilaterale e dukstuseve mulleriane çon në agenezi uterine (Sindroma Rokitansky-Küster-Hauser). 3. Mungesa (e plotë apo parciale) e fuzionit rezulton në uterus didelf apo në uterus bikorn. 4. Mungesa e rezorbimit rezulton në uterus septa (mitra me perde), subsepta ose arkuat. Sa të shpeshta janë këto anomali? Incidenca e anomalive uterine është e vështirë të llogaritet me saktësi, për shkak të sistemeve të ndryshme të klasifikimit. Ajo varion nga 0.1-3.5% Më të shpeshta këto anomali janë në femrat që kanë probleme me fertilitetin, me aborte të përsëritura apo me lindje premature. Komplikacionet e anomalive uterine Përveç problemeve në fertilitet, këto keqformime ndikojnë edhe në evolucionin e shtatzënisë. Shtatzënia dhe lindja në term janë të mundura në rastin e uteruseve bikorn, septa apo didelf. Femrat me anomali mülleriane kanë rrezik më të rritur se popullata për beancë cerviko-istmike, abort spontan, lindje preterm, paraqitje pelvike, paraqitje fetale anormale apo IUGR (peshë të vogël të bebit). Cilat janë keqformimet e mitrës? Sipas American Fertility Society (AFS) anomalitë mülleriane (të mitrës) klasifikohen si më poshtë: 1. Hipoplazia/agenezia (mitra e vogël ose mungon fare) 2. Uterus unikorn 3. Uterus didelf 4. Uterus bikorn 5. Uterus septa (mitra me perde) 6. Uterus arkuat 7. Anomali të shkaktuara nga dietilstilbestroli. 8. Anomali obstruktive. Agenezia mülleriane bilaterale (Sindr. Rokitansky-Küster-Hauser) -- Mungesa e mitrës Pacientet tek të cilat kemi agenezi të të dy duktuseve mülleriane, nuk kane uterus (mitër) dhe cerviks (qafë mitre). Shtatzënia në këto femra nuk është e mundur, pasi nuk kanë mitër. Por këto femra kanë vezore, që do të thotë se mund të kenë fëmijë nëse këto femra i nënshtrohen stimulimit ovarian, fertilizimit in vitro dhe embrionet e formuara (me vezët e tyre dhe spermatozoidet e bashkëshortit) të transferohen në mitrën e një femre tjetër (nëna surrogate). Hipoplazia uterine (mitra e vogel) Uterusi (mitra) në këto raste nuk ka dimensionet e duhura. Në shumicën e rasteve kjo është si pasojë e një deficiti hormonal pasi mitra i përgjigjet niveleve normale të estrogjeneve dhe progesteronit të prodhuara nga vezoret. Nëse vezoret nuk punojnë (janë insuficiente apo pushojnë së funksionuari) atëherë edhe mitra reduktohet në dimensione. Trajtimi është restaurimi i niveleve hormonale ciklike mujore përmes hormoneve (skema Kauffman) ose kontraceptivëve oralë. Në këto raste mitra do të arrijë dimensionet e duhura për 2-6 muaj. Në rastet kur mitra është me dimensione të reduktuara edhe pse vezoret funksionojnë normalisht, apo edhe pse është administruar terapi hormonale ciklike, atëherë mund të kryhet zgjerimi i kavitetit të mitrës përmes histeroskopisë (optimizimi histeroskopik). Uterusi unikorn Përbën rreth 20% të anomalive uterine. Ai rezulton atëherë kur njeri nga duktuset mülleriane nuk zhvillohet. Shtatzënia në term është e mundur në rastet me uterus unikorn. Prognoza e shtatzënive në rastet me uterus unikorn është si më poshtë: · 40 % e rasteve - lindje premature. · 29 % e rasteve - lindje në term (9 muaj). · 29 % e rasteve - abort. · 2 % e rasteve - shtatzëni ektopike. Për këtë anomali nuk ka trajtim. Janë disa autorë që rekomandojnë zgjerimin e kavitetit uterin përmes histeroskopisë. Uterusi didelf Uterusi didelf përbën rreth 5% të anomalive uterine. Kjo anomali rezulton nga mungesa totale e fuzionit të duktuseve mülleriane. Si pasojë kemi dy hemiuteruse dhe dy cervikse. Prognoza e shtatzënive në rastet me uterus didelf është si më poshtë: o 50 % e rasteve - feto vivo. o 30 % e rasteve - abort. o 20 % e rasteve - lindje premature. Uterusi bikorn Uterusi bikorn përbën rreth 10% të anomalive uterine. Kjo anomali rezulton nga fuzioni jo i plotë i duktuseve müllerianë. Prongoza obstetrikale në rastet me uterus bikorn është si më poshtë: o 60 % e rasteve - feto vivo. o 30 % e rasteve - abort. o 10 % e rasteve - lindje premature. Dallimi mes një uterusi bikorn jo i plotë nga një uterus septa (me perde) jo i plotë është disi i vështirë. Këtu luan një rol të rëndësishëm eksperienca ekografike e mjekut obstetër-gjinekolog. Ka shumë rëndësi ky dallim pasi rezeksioni histeroskopik është terapia e zgjedhur në rastet me uterus sepat (mitra me perde), ndërkohë që në rastin e një uteri bikorn kjo është e kundërindikuar. Uterusi septat (mitra me perde) Uterusi septat përbën shumicën e anomalive uterine (rreth 55% e rasteve). Kjo anomali rezulton nga rezorbimi jo i plotë i septumit utero-vaginal. Peritoneumi mbi fundusin uterin është normal. Depresioni fundik peritoneal është kriteri dallues mes një uterusi septat dhe një uterusi bikorn. Një depresion fundik < 1 cm mund të jetë i pranishëm në rastin e një uterusi septat, ndërkohë që kur është > 1 cm atëherë kemi të bëjmë me një uterus bikorn. Uterusi septat është anomali që ka efek të madh negativ mbi fertilitetin. Ende nuk është shumë e qartë pse disa prej pacienteve me uterus septa arrijnë të kenë lindje në term dhe pse disa të tjera bëjnë abort apo nuk arrijnë të kenë shtatzëni. Pas rezeksionit (korrigjimit) histeroskopik, për shkak se kaviteti uterin normalizohet, prognoza obstetrikale arrin atë të femrave normale. Nëse pas histeroskopisë operative do të ngelet një septum < 1 cm, kjo nuk do të ndikojë aspak në funksionin riprodhues. Uterusi arkuat Klasifikimi i uterusit arkuat në listën e anomalive uterine është ende i debatueshëm. Nuk ka prova të vërtetojë se femrat me uterus arkuat kanë tjetër prognozë obstetrikale krahasuar me popullatën. Anomalitë uterine të shkaktuara nga dietilstilbestroli (DES) Deri në vitet 70 të shekullit të kaluar, miliona femra shtatzëna janë trajtuar me Dietilstilbestrol (DES; analog estrogjenik) për të parandaluar abortin. Por që prej asaj kohe ky preparat nuk përdoret më për shkak të efektit teratogjenik që shkakton mbi traktin gjenital fetal. Anomalitë uterine takohen në reth 15% të femrave nënat e të cilave kanë përdorur DES gjatë shtatzënisë. Spektri i anomalive uterine të induktuara nga DES varion nga hipoplazia uterine deri tek uterusi me kavitet endometrial në formën e gërmës T ose Y. Pacientet mund të kenë në të njëjtën kohë septume transversale, stenoza cervikale, adenozë vaginale. Anomalitë obstruktive Obstruksioni në këto raste ndodh nga një himen (cipa e virgjërisë) i paperforuar apo nga ndonjë septum vaginal transversal. Adoleshentet me anomali utero-vaginale obstruktive paraqiten me amenorre dhe dhimbje abdominale ciklike (për shkak se menstruacionet prodhohen por nuk dalin jashtë trupit). Këto situate duhet të trajtohen me një urgjencë relative për shkak të rrezikut për zhvillim të endometriozës dhe reduktim të potencialit fertil. Trajtimi është kirurgjikal (perforimi i hymenit ose perforimi i septumit transversal). Diagnoza e anomalive uterine Në rast se mjeku gjinekolog dyshon për anomali uterine atëherë ai mund të kërkojë nga ju që të kryeni një apo disa nga ekzaminimet e mëposhtme për të kornfirmuar apo përjashtuar diagnozën: · Ekografia transvaginale · Histerosalpingografia (HSG) · Sonohisterografia · Histeroskopia · Laparoskopia. · Rezonanca Magnetike (MRI)

  • Ç'është laparoskopia? Laparoskopia është ekzaminim nen anestezi i zbrazëtirës se barkut me ane te një vrime te vogël neper te cilën futen disa pajisje optike. Ne baze te këtij përshkrimi mund te vihet re se behet fjale për një metode diagnostikimi me të cilën ekzaminohet brendia e barkut. Pas ekzaminimeve te para për diagnostikimi e shkaqeve te inferitlitetit, te shume femra shpeshherë konstatohen dhimbje barku. Te gratë qe me herët kane pasur infeksione pelvike kalohet ne fazën e dyte te diagnostikimit. Te rastet me endometrioze, cista te vezoreve, adeherenca ne brendinë e barkut, miomat e mitrës dhe te shume probleme tjera, përdoret laparoskopia e cila jep një ndihmesë te Page 2 of 3madhe për diagnostikimin e trajtimin e këtyre gjendjeve patologjike. VIera me e madhe e laparoskopisë është shkurtimi i kohëzgjatjes se qëndrimit ne spital. HISTEROSKOPIA Ç‘është histeroskopia ? Histeroskopia është metoda ekzaminimi me të cilën hulumtohen arsyet e infertilitetit, dështimeve ( aborteve) spontane te njëpasnjëshme dhe gjakderdhja e shumte gjate ciklit menstrual. Histeroskopia kryhet duke futur ne mitër një sistem ndriçues me ç‘rast diagnostikohen anomalitë e mundshme te organeve qe ekzaminohen. Duke përdorur këtë bëhen ndërhyrje operative te suksesshme. HISTEROSKOPIA DIAGNOSTIKUESE Përdoret për ekzaminimin e qafës dhe brendisë se mitrës, gypave te Fallopit dhe vezoreve si dhe per zbulimin e ndryshimeve patologjike te tyre si: mioma dhe polipet e mitrës, adeherencat e ndryshme dhe anomali strukturore te lindura. Histerosalpingograma dhe biopsia e endometrit mund te behën para ose pas histeroskopisë diagnostikuese.

  • 5 GJERA QE DUHET TE DINI RRETH SPIRALES (APARATIT) PER TE PARANDALUAR SHTATZËNITË E PAPLANIFIKUARA.
    Çfarë është Spiralja me baker? Spiralja me baker është nje aparat i vogel plastik ne forme T-je, krahet e se ciles jane te rrethuar me tel bakri. Ajo vendoset ne mitren e gruas nga mjeku gjinekolog. Pothuajse te gjitha spiralet kane dy fije najloni ne fund. Fijet dalin nga qafa e mitres ne vagine dhe sherbejne per te kontrolluar spiralen nëse është akoma aty. Spiralja është nje metode e Planifikimit Familjar qe ju mbron nga shtatzënitë e paplanifikuara deri ne 12 vjet. Ju mund ta hiqni kur te deshironi edhe me pare se 12 vjet. Pse Spiralja është nje zgjedhje e mire per ju? Sepse Spiralja: o Është shume e sigurt dhe e efektshme per parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara (99,4% e efektshme- per 6 ne 1000 gra kjo metode mund te deshtoje). o Është nje metode e vlefshme per 12 vjet, nëse deshironi mbrojtje afatgjate nga shtatzënitë e paplanifikuara. Nëse ju keni ne plan te filloni nje shtatzëni tjeter, mund ta hiqni Spiralen ne çdo kohe qe do te deshironi - edhe para 12 vjetesh. o Ju mbeteni shtatzene menjehere pas heqjes se Spirales. o Nuk nderhyn gjate marrëdhënies seksuale burrat nuk i ndiejne fijet e saj. o Nuk ka nevoje per vizita te tjera ne klinike, pas vendosjes se saj. Si funksionon Spiralja? o Spiralja vendoset ne mitren e gruas nga mjeku gjinekolog. o Spiralja me baker ne forme T-je parandalon bashkimin e spermes se mashkullit me vezet e femres. Ne kete mënyre nuk ndodh shtatzënia. o Veprimi i saj filion menjehere sapo është vendosur. o Është shume e sigurt dhe e efektshme per gati te gjitha femrat seksualisht aktive; femrat qe kane apo jo femije, femra te çdo moshe- perfshire adoleshentet dhe grate mbi 40 vjeç. Efektet anesore te zakonshme te Spirales. Nje pjese e grave qe vendosin Spirale mund te kene: o Perioda (zakone) me te shtuara ne sasi dhe me te zgjatura ne kohe se zakonisht; o Njollosje gjaku - te vogla dhe te pakta gjate muajit; o Shtim te dhimbjeve gjate periodave. Keto efekte anesore jane normale dhe do te kalojne per 3 deri 6 muajt e pare pas vendosjes se Spirales. Nëse keni shqetesime te tjera, atehere keshillohuni me mjekun qe u vendosi Spiralen. Kur dhe ku mund te vendosni Spirale? o Spiralja mund te vendoset ne çdo kohe, nëse ju jeni e sigurt se nuk jeni shtatzene. o Nëse sapo keni lindur nje femije, ju mund ta vendosni Spiralen gjate vizitave te zakonshme pas javes se 4-6-te pas lindjes. o Mund ta vendosni Spiralen ne çdo maternitet apo konsultore te gruas ne Qendrat Shendetesore. Pyesni dhe diskutoni me mjekun dhe mamine e specializuar per te ditur nëse Spiralja me baker është metoda me e mire dhe me e pershtatshme per ju. Mbani mend! o Spiralja parandalon shtatzënitë e paplanifikuara deri ne 12 vjet. o Mund ta hiqni Spira len kur te deshironi edhe para 12 vjetesh, nëse planifikoni te keni nje shtatzeni. o Mbeteni shtatzene menjehere pas heqjes se Spirales. o Është shume e sigurt dhe e efektshme per gati te gjitha femrat seksualisht aktive; femrat qe kane apo jo femije, femra te çdo moshe perfshire adoleshentet dhe grate mbi 40 vjeç. o Spiralja vendoset dhe hiqet nga mjeku gjinekolog. Pyesni dhe diskutoni me mjekun gjinekolog apo mamine e specializuar, per te ditur nëse Spiralja me baker është metoda me e mire dhe me e pershtatshme e Planifikimit Familjar per ju.

  • Arsyet pse keni periudha të çrregullta (cikël menstrual) Mungesa e periudhave apo çrregullimi i ciklit menstrual mund t’i ndodhë çdo femre. Shumë gra përjetojnë periudha të parregullta për një periudhe të gjatë dhe ky është një fakt për t’u shqetësuar. Në cikle menstruale anormale, hormonet e grave janë të ndikuara nga një sërë faktorësh që prekin sistemin trupor. Hipotalamusi, hipofiza, veshkat, tiroidet janë gjëndra të cilat punojnë së bashku për të ndihmuar në balancimin e hormoneve të natyrshme dhe për pasojë në rregullimin e ciklit menstrual. Nëse keni një cikël të rregullt dhe pa dhimbje çdo muaj, kjo është një shenjë që hormonet janë të balancuara dhe sistemi riprodhues është duke punuar siç duhet. Kur keni cikël menstrual të parregullt ose të shoqëruar me dhimbje do të thotë se nivelet e hormoneve ose mungojnë ose janë shumë të larta. Kur një femre i ndalohet për një periudhë kohore cikli menstrual, quhet “amenorreja” dhe ky është një faktor që duhet të shqetësoheni. Hormonet e parregullta dhe amenorreja janë të lidhura me kushte të tilla si rreziku për osteoporozë, sëmundje të zemrës dhe komplikime të tjera hormonale. Shkaqet e përbashkëta për periudha të parregullta Niveli i lartë i stresit: kur jeni nën gjendjen e stresit për një periudhë të gjatë kohore, trupi harxhon energji dhe kjo bën parandalimin e ovulacionit. Kjo gjendje mund të shkaktojë keqfunksionim të veshkave, që pengon prodhimin e estrogjenit dhe hormoneve të tjera riprodhuese. Çrregullimet e tiroides: tiroidet mund të jenë shkaku i problemeve lidhur me pabarazitë hormonale. Gjëndra tiroide konsiderohet si pjesë thelbësore e sistemit endokrin dhe kontrollon kryesisht metabolizmin dhe ndikimet e shumë hormoneve seksuale. Problemet hormonale: këto lloj problemesh mund të çojnë në shtim në peshë, probleme të sheqerit në gjak, puçrra fytyre dhe në cikël menstrual të parregullt. Problemet hormonale mund të shkaktojnë edhe cist në vezore, gjë e cila sjell çrregullim ose mungesë të ciklit menstrual. Kequshqyerja: një dietë e varfër me antioksidues, fibra, vitamina dhe proteina sjell çrregullim të periudhave. Konsumi i lartë i sheqerit, yndyrave të hidrogjenizuara dhe shtesave artificiale kontribuojnë gjithashtu në çrregullimin e tyre. Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë: nëse keni humbur peshë në mënyrë të shpejtë, trupi juaj ka më pak yndyra. Yndyrat janë të rëndësishme për krijimin e estrogjenit dhe, nëse mungon, periudhat do të mungojnë ose do të jenë të çrregullta. Pilulat kontraceptive: nëse përdoren për një kohë të gjatë e të pandërprerë do të kenë pasoja negative në ciklin menstrual.

Informacioni i kontaktit

Telefon

+905418062234

Loading
Your message has been sent. Thank you!