IVF
-
Fekondimi in vitro
“Fekondim In Vitro”, fjalë për fjalë do të thotë “ bebe në epruvetë”. Ky është një emërtim mediatik i cili të ngatëron, pasi të bën të mendosh së fëmija krijohet i gjithë jashtë trupit të nënës. Kjo nuk është aspak e vërtet. Në fekondimin in vitro, mjeku bën në laborator vetëm bashkimin e qelizës seksuale femërore me atë mashkullore dhe sapo krijohet embrioni (qeliza e parë humane), ai vendoset në trupin e nënës ku zhvillohet njëlloj me shtatzëninë natyrale. Por, ku ndryshon fekondimi in vitro nga shtatzënia natyrale dhe kur një çift duhet t'i drejtohet kësaj teknike? Kriteret për një shtatzëni natyrale
Ekzistojnë disa kritere të cilat një çift duhet t'i plotësojë në mënyrë, që të ketë shanse të larta për të mbetur shtatzënë natyrshëm. Gruaja duhet të ketë një cikël menstrual të rregullt, konkretisht një cikël menstrual është i rregullt nëse ai përsëritet çdo 28 ditë (± 5 ditë) dhe zgjat 3-7 ditë. Një cikël menstrual i rregullt në shumicën e pacienteve do të thote se; gruaja ovulon normalisht, ka mjedis hormonal të përshtatshëm dhe endometër (shtresa e brendshme e mitrës) të aftë të pranojë implantimin e embrionit. Burri duhet të ketë spermë normale e treguar kjo nga analiza e spermës (spermogrami). Tubat uterine ku bëhet bashkimi i qelizave seksuale femërore dhe mashkullore duhet të jenë të hapur (për të parë gjendjen e tubave kryhet ekzaminimi imazherik i quajtur salpingografi). Të kryejnë marrëdhënie të rregullta seksuale, të pa mbrojtura, në ditë të caktuara të ciklit. Gjatë një cikli menstrual ovulon vetëm një vezë, ditën e 14 të ciklit e cila e ka jetëgjatësinë jo më shumë se 48 orë. Nëse ju nuk kryeni marrëdhënie seksuale në këtë periudhë, atëherë shtatzënia nuk mund të ndodhë. Për të arritur shtatzëni, rekomandohet të kryen marrëdhënie seksuale ditën e 12,14,16 të ciklit me dy ditë pushim ndërmjet. Shtatzënia kërkon kohë, ajo është një dukuri shumë komplekse. Vetëm 80% e çifteve normale arijnë të mbeten shtatzënë brënda vitit të parë. Pjesa e mbetur mendohet se arrin të ketë sukses vitin e dytë. Rekomandohet që një çifti ti jepet të paktën një vit kohë përpara se t'i nënshtrohet ekzaminimeve me të detajuara mjekësore. Nëse nuk plotësohen të gjitha kriteret e mësipërme, ka pak gjasa që të arrihet shtatzënia natyrale. Vetëm nëse këto kritere plotësohen dhe përsëri nuk është arritur shtatzënia, atëherë duhet marë në konsideratë alternativa e fekondimit in vitro, alternativa më e sukseshme që ekziston sot. Ku ndryshon fekondimi in vitro nga shtatzënia natyrale Në një cikël natyral, gruaja maturon vetëm një vezë në muaj nga e cila formohet vetëm një embrion. Një embrion i vetëm ka rreth 20% mundësi që të japi shtatzëni të sukseshme. Në fekondimin in vitro, pacientja merr disa medikamente që nxisin maturimin e më shumë vezëve. Më shumë vezë, do të thotë më shumë embrione të krijuar dhe mundësi për zgjedhjen e embrioneve më të suksesshëm. Në fekondimin in vitro, ka mundësi të transferohen më shumë se një embrion në mitrën e nënës, duke rritur suksesin me disa herë krahasuar me një cikël natyral. Medikamentet bazë janë të njëjtë me hormonet që gruaja prodhon në një cikël natyral, veçse në një dozë më të lartë. Ato meren nën lëkurë dhe janë të padhimbshme. Mundësia e shtatzënisë të shumëfishtë është më e lartë me fekondimin in vitro Ndonëse në fekondimin in vitro suksesi është i lidhur drejtpërdrejtë me numrin e embrioneve të transferuar, sa më shumë embrione të transferojmë aq më shumë rritet edhe mundësia të formohen binjakë, trinjakë ose edhe më shumë. Rreziku për shtatzëni të shumëfishtë, varet jo vetëm nga numri por edhe nga cilësia e embrioneve të transferuar. Cilësia e embrioneve është e lidhur ngushtësisht me cilësinë e vezëve dhe kjo e fundit varet drejtpërdrejtë nga mosha e gruas. Sa më e moshuar të jetë gruaja, aq më e vogël është mundësia për shtatzëni të shumëfishtë. Prandaj pacienteve nën 35 vjeçe u vendosen jo më shumë se dy embrione, ndërsa në ato mbi 35 vjeçe jo më shumë se 3 embrione. Vezët merren nga vezorja përmes aspirimit duke i anashkaluar plotësisht patologjitë e tubave uterine Në shtatzënitë natyrale veza mbasi ovulon kalon në tubin uterin ku bashkohet me spermën dhe po në tub formon embrionin, i cili mbas 2-3 ditësh zbret në kavitetin uterin ku edhe implantohet. Në fekondimin in vitro, nuk pritet që vezët të ovulojnë spontanisht siç ndodh në një cikël normal, por ato merren/thithen përmes një ageje/gjilpëre speciale nën drejtimin ekografik. Ky proces njihet si “Pick Up”. Mbas marjes, vezët çohen në laborator ku ato me cilësoret do të bashkohen me qelizën mashkullore për të dhënë embrionin. Përmes një kateteri special, embroni vendoset direkt në mitër përmes vaginës. Marja e vezëve është një domosdoshmëri dhe duhet planifikuar mirë pasi në të kundërt ato do të humbisnin në traktin riprodhues të femrës. Marja e vezëve është veçanërisht e indikuar në ato paciente që kanë tubat uterine të mbyllur, në pacientet që kanë problem me ovulimin e vezëve ose në rastin e infertilitetit të pashpjeguar. Fekondimi in vitro eleminon shumë nga pengesat që spermës i duhet të kalojë në një shtatzëni natyrale Në shtatzënitë natyrale sperma duhet të kalojë përmes vaginës, qafës së mitrës, kavitetit uterin deri në tubat uterin ku do të bashkohet me vezën. Kjo është një rrugë e gjatë dhe tepër e vështirë të cilës vetëm spermatozoidet më cilësor arrin ti mbijetojnë. Në një çift me probleme mashkullore ky bëhet një mision i pamundur. Në këto çifte fekondimi in vitro ka rol të pazëvëndsueshëm. Në fekondimin in vitro sperma ushqehet, pastrohet nga toksinat, aktivizohet dhe vihet në kontakt të drejtpërdrejt me vezën. Fekondimi in vitro është njëkohësisht një proçedurë trajtuese dhe diagnostikuse Fekondimi in vitro ka aftësi diagnostikuse të pashoq në natyrë si dhe në metodat e tjera që vlerësojnë ose trajtojnë infertilitetin. Në rrethana ideale ekziston një shans prej 70% që çdonjëra vezë të fertilizohet në laborator. Realizimi i testit të fertilizimit tregon nëse qelizat femërore dhe mashkullore “përputhen” me njëra tjetrën, ky është një kusht i domosdoshëm për të dhënë shtatzëni. Teknologjia e fertilizimit in vitro ka nxjerrë në pah shumë raste, në të cilat veza e gruas nuk mund të fertilizohet prej spermës së partnerit dhe në raste të tjera ka treguar që kjo vezë është e pa aftë të fertilizohet nga çfarëdolloj sperme. Shkaktarët e kësaj dukurie nuk identifikohen kurdoherë me lehtësi; problemi mund të qëndrojë te veza, te sperma ose te të dyja. Informacioni i siguruar nga testi mund ti ndihmojë çiftet në vendim marrjet e rëndësishme lidhur me të ardhmen e tyre. Pavarësisht faktit se testi nuk është 100% i pagabueshëm, fertilizimi i dështuar duhet të shërbejë si një shtysë për çiftet, që të marrin në konsideratë mikromanipulimin, pranimin e vezëve ose spermës së dhuruar, embrioneve të dhuruara dhe adoptimin. Asnjë metodë tjetër nuk i mundëson mjekut të arrij një përfundim diagnostik të tillë, madje fertilizimi in vitro mund të quhet: testi final i infertilitetit. Një tjetër zbatim diagnostikues i fekondimit in vitro do të ishte në rastet kur, për arsye të paqarta, tubat e Fallopit nuk janë në gjendje të sigurojnë transport të duhur të vezës, spermës dhe embrionit. Duke qënë se fertilizimi in vitro në mënyrën se si funksionon, i anashkalon tubat e Fallopit, mundet, në sajë të këtij proçesi përjashtimi, të ofrojë një përgjigje dhe zgjidhje ndaj këtij problemi. -
Fazat tipike të një cikli IVF janë
IVF, ose fertilizimi in vitro, është një teknikë e përdorur për të ndihmuar një grua që të mbetet shtatzënë. Është trajtim kur një vezë njerëzore fekondohet me spermatozoid në laborator. IVF përdoret për të trajtuar infertilitetin dhe disa probleme gjenetike. Çfarë ndodh gjatë procesit të IVF-së? Gjatë IVF-së, vezët hiqen nga vezoret e një gruaje dhe fertilizohen në një laborator me spermatozoid të siguruar nga partneri ose dhuruesi i saj. Një ose dy embrione - vezë të fekonduara - implantohen në mitrën e gruas. Fazat tipike të një cikli IVF janë: • Cikli i natyrshëm i menstruacioneve të gruas çkyçet me injeksione të përditshme. • Gruaja merr injeksione të hormoneve për pjellori për t’i stimuluar vezoret e saj kështu që ajo prodhon disa vezë, në vend se vetëm një vezë. • Kur vezët maturohen, ato mblidhen duke përdorur një gjilpërë të hollë, nën drejtimin e ultratingujve. • Vezët fekondohen në laborator me spermatozoidin e siguruar nga partneri i gruas ose nga një dhuruesr. • Vezët e fekonduara (embrionet) rriten në një inkubator për disa ditë. • Një ose dy embrione të shëndosha transferohen në mitrën e gruas duke përdorur një tub të hollë të futur në vaginë dhe qafën e mitrës. • Nëse një embrion implantohet me sukses, gruaja mbetet shtatzënë. Ajo do të duhet të presë dy javë për test të shtatzënisë. • Çdo embrion i shëndetshëm i mbetur mund të ngrihet dhe të ruhet për përdorim të mëvonshëm nëse është e nevojshme. Gratë që kanë IVF shpesh kanë më shumë se një cikël. Gjasat e suksesit me IVF Mesatarisht, sa herë që një grua ka një cikël me IVF, gjasat që ajo të mbetet shtatzënë janë 1 në 5. Këto gjasa janë më të larta për gratë nën moshën 35 vjeçare dhe më të ulëta për gratë më të moshuara. Disa gra duhet të kalojnë nëpër disa cikle me IVF për ta pasur sukses.
-
Cilat medikamente përdoren për ta trajtuar IVF te gratë?
Disa ilaçe të zakonshme që përdoren për trajtimin e infertilitetit tek gratë përfshijnë: Klomifen citrat (Clomid): Ky ilaç shkakton ovulacion duke vepruar në gjëndrën e hipofizës. Shpesh përdoret te gratë që kanë sindromën e vezoreve policistike ose probleme të tjera me ovulimin. Ky ilaç merret me gojë. Gonadotropina njerëzore e menopauzës ose hMG: Ky ilaç shpesh përdoret për gratë që nuk ovulojnë për shkak të problemeve me gjëndrën e tyre të hipofizës. hMG vepron direkt në vezoret për të stimuluar ovulimin. Është një ilaç i injektuar. Hormon stimulues i folikulave ose HSF: HSF vepron ngjashëm si hMG. Ajo shkakton që vezoret të fillojnë procesin e ovulacionit. Këto ilaçe zakonisht injektohen. Analogu i hormonit që liron Gonadotropinën (Gn-RH): Këto ilaçe përdoren shpesh për gratë që nuk ovulojnë rregullisht çdo muaj. Edhe gratë që ovulojnë para se veza të jetë e gatshme mund t’i përdorin këto ilaçe. Analogët Gn-RH veprojnë në gjëndrën e hipofizës për të ndryshuar kohën kur trupi ovulon. Këto ilaçe zakonisht injektohen ose jepen me sprej nazal. Metformina: Mjekët e përdorin këtë ilaç për gratë që kanë rezistencë ndaj insulinës dhe / ose vezore policistike. Ky ilaç ndihmon në zvogëlimin e niveleve të larta të hormoneve mashkullore tek gratë me këto gjendje. Kjo i ndihmon trupit që të ovulojë. Ndonjëherë klomifen citrat ose HSF kombinohen me metforminën. Ky medikament zakonisht merret me gojë. Bromokriptinë: Ky ilaç përdoret për gratë me probleme të ovulacionit për shkak të niveleve të larta të prolaktinës. Prolaktina është hormon që shkakton prodhimin e qumështit. Shumë barna të pjellorisë rrisin mundësinë që gruaja të ketë binjakë, trinjakë ose më shumë. Gratë që janë shtatzënë me fetuse të shumëfishta kanë më shumë probleme gjatë shtatzënisë. Fetuset e shumëfishtë kanë një rrezik të lartë të lindjes shumë herët (para kohe). Foshnjat e parakohshme janë në një rrezik më të lartë për probleme shëndetësore dhe zhvillimore.
-
Ngrirja e vezëve
Zgjatja e potencialit të pjellorisë Pjelloria e një gruaje është kryesisht e varur nga sasia e vezëve të saj. Me kalimin e kohës zbehet potenciali i saj i pjellorisë apo cilësia e vezëve dhe rrjedhimisht zbehen edhe gjasat për ngjizje. Përveç kësaj, disa gjendje mjekësore si menopauza e parakohshme e përshpejtojnë plakjen e vezëve, ndërsa gjendjet tjera, kanceri apo lupusi për shembull kërkojnë trajtime që shpesh kanë një efekt anësor negativ në pjellori. Cilido qoftë shkaku, cilësia e zvogëluar e vezëve ndjeshëm ndikon në aftësinë e gruas për të mbetur shtatzënë Mosha dhe ruajtja e pjellorisë Ngrirja e vezëve ka për qëllim për zgjatjen e orës biologjike. Pjelloria femërore fillon të bie në të 20-at e hershme, por përqindjet e ngjizjes mbesin të larta deri në të 30-at. Kah mesi i të 30-ve, rënia përshpejton për të arritur në potencialin minimal të shtatzënisë në moshën 45 vjeçare. Përveç kësaj, gratë mbi moshën 35 kanë rrezik më të shtuar për dështim dhe/ose abnormalitete gjenetike në fëmijët e tyre si rrjedhojë i ndryshimeve në cilësinë e vezëve që varen nga mosha. Prandaj, mosha më e mirë për t’i ruajtur vezët është në mesin e të 30-ve. Kur një grua përdor vezët e saj të ngrira në të ardhmen, edhe në qoftë se kanë kaluar disa vite, si përqindjet e shtatzënisë ashtu edhe rastet e dështimeve dhe të abnormaliteteve gjenetike do të bazohen në moshën e gruas kur janë ngrirë vezët, dhe jo në moshën kur ajo i përdor ato vezë. Ngrirja e vezëve me vitrifikim Vitrifikimi është një proces ultra i shpejtë i ngrirjes që i ruan vezët për përdorim në të ardhmen. Kjo teknologji është një metodë shumë efikase dhe efektive që ka përqindje të larta të mbijetesës, fekondimit dhe zhvillimit embrionik pas shkrirjes. Duke zbatuar përparime të reja në krio-prezervim, shumë grupe kanë realizuar një rritje të mprehtë në përqindjet e mbijetesës së vezëve pas shkrirjes (mbi 80%) dhe përqindjet e mëvonshme të fekondimit (deri në 80%). Përqindjet e shtatzënive gjithashtu mbresëlënëse. Tani, gratë e interesuara për ngrirjen e vezëve të tyre mund ta sigurojnë potencialin e tyre të pjellorisë për përdorim në të ardhmen kur rrethanat dhe koha janë të përshtatshme për ato.
-
Teknologjia me mikroçip
Teknologjia me mikroçip mundëson përzgjedhjen e spermazoideve me të shëndetshme dhe me ADN-në më të përshtatshme për ta arritur fertilizimin në fazat e trajtimit me IVF. Zbatimi i teknologjisë me mikroçip rrjedhës ka reduktuar për 20% shkallën e dështimeve në IVF të shkaktuar nga shterpësia mashkullore.
-
Embiryoskop
Sistemi për vrojtimin e embrioneve Sistemi për vrojtimin e embrioneve ndihmon në përcjelljen e rregullt të zhvillimit të embrioneve dhe zgjedhjes më të lehtë të embrioneve të shëndosha. Ky sistem gjithashtu ndikon në rritjen e shkallës së suksesit te pacientet me sasi të kufizuar të embrioneve.
-
ICSI
ICSI është një variant i IVF-së. Në vend të përzierjes së spermës dhe vezëve në epruvetë, një spermatozoid i vetëm injektohet në çdo vezë të maturuar. ICSI përdoret kur cilësia e spermës është shumë e dobët që IVF-ja konvencionale të ketë sukses. ICSI lejon pothuajse çdo njeri me spermë që të provojë IVF-në.
-
IMSI
IMSI: Kur ka infertilitet të konsiderueshëm mashkullor, embriologu fut një spermatozoid në çdo vezë duke përdorur një teknikë të quajtur ICSI. IMSI është një variant i ICSI-së duke përdorur zemadhim te larte
-
Assisted Hatching - Ngjızja e Asistuar
Ky është një opsion në IVF ose ICSI. Një vrimë e vogël hapet në guaskën e butë të embrionit para se të zëvendësohet në mitër. Ekzistojnë dëshmi se trajtimi i asistuar mund të përmirësojë normat e shtatzënisë në disa grupe të pacientëve me IVF, kryesisht ato që janë më të moshuara ose që kanë pasur disa cikle të IVF pa sukses, ose ato që zëvendësojnë embrionet e ngrira dhe të shkrira
-
Zvogëlimi i rezervës së vezoreve
Ndërsa më shumë gra po e vonojnë lindjen dhe, problemi i zvogëlimit të rezervës së vezoreve është në rritje. Kjo ka disa pasoja të mëdha mjekësore duke përfshirë infertilitetin, zvogëlimin e masës kockore me rrezikun e thyerjeve, dhe gjakderdhje jonormale të mitrës nga mungesa e ovulacionit të rregullt. Me sa vezë lind një grua? Një grua lind me gjithë furnizimin e saj me vezë për tërë jetën, afërsisht 1-2 milionë. Në kohën e periudhës së saj të parë menstruale, numri i vezëve zvogëlohet në 300,000-400,000. Çdo cikël, qindra vezë i nënshtrohen stimulimit dhe zakonisht vetëm një lëshohet gjatë ovulimit; të tjerët riabsorbohen dhe nuk janë funksionale. Në çfarë moshe është një grua më pjellore? Pjelloria kulmore te gratë ndodh para moshës 30 vjeçare, me një normë mujore të shtatzënisë prej 20-25 për qind. Kjo normë mujore fillon të zvogëlohet rreth moshës 32 vjeçare, por me shpejtësi zvogëlohet në fund të viteve 30-ta dhe në vitet e 40-ta. Përafërsisht një në tre gra përjeton infertilitetin nga mosha 40 vjeçare, kryesisht për shkak të cilësisë së dobët të vezëve. Cilësia e vezëve zvogëlohet me plakjen e gruas, duke rezultuar në fekondim të dëmtuar, implantim të reduktuar, dhe rritje të abortit së bashku me rritjen e potencialit për anomalitë kromozomale të fetusit. Cilat teste mund të përdoren për ta monitoruar funksionin ovarian? Disa teste janë në dispozicion për të matur funksionin e vezoreve. Këto përfshijnë: testin e gjakut për ciklin menstrual tre (CD3) për hormonin stimulues të folikulave (FSH) dhe nivelet e estradiolit; vëllimi i vezoreve me ultrazë transvaginal dhe numërimi i folikulit antral (OVFC); dhe medikamenti popullor i fertilitetit clomiphene citrate mund të përdoret në kombinim me FSH dhe estradiol. Të gjithë mjekët e pjellorisë duhet të kenë njohuri për këto teste të moshës së vezoreve. Fillimi i testimit duhet të fillojë kur një grua i afrohet moshës prej 33 ose ka faktorë të tjerë të rrezikut të tillë si pirja e duhanit të duhanit, operacioni ovarian ose i gjerë i legenit, një histori familjare e menopauzës së hershme ose shenja të dështimit të parakohshëm ovarian. Një paciente mirë-informuar mund të kontribuojë në kujdesin e saj dhe ky testim mund të përshpejtojë trajtimin e fertilitetit në qëllimin e saj për një fëmijë të shëndetshëm.
-
Pse testi ERA është i padobishëm
Dihet se një nga variablat kryesore që ndikon në suksesin e IVF-së është pranueshmëria endometriale. Shpesh testi i vetëm që shumica e mjekëve përdorin për të kontrolluar nëse endometri është pranues ose jo është një skanim vaginal me ultratinguj. Ata e kontrollojnë trashësinë dhe shtresën, dhe nëse shtresa e mitrës është më shumë se 8 mm në trashësi, ata konkludojmë se endometri është gati të pranojë embrionin dhe vazhdojnë me transferimin e embrionit. Sidoqoftë, kur cikli dështon, shumë gra ndjejnë se kjo ka ndodhur ngase endometri i tyre e refuzon embrionin. Ato nuk janë shumë të lumtur që mjekët përdorim një test të tillë të thjeshtë, siç është skanimi me ultratinguj vaginal për ta vlerësuar pranueshmërinë e endometrit. Ato duan që mjekët të bëjnë teste më komplekse në mënyrë që të vlerësojnë me të vërtetë cilësinë e shtresës së mitrës. Kjo është arsyeja pse testet si ERA (testin i pranueshmërisë endometriale) janë bërë të popullarizuara - sepse ato i mundësojnë mjekut të kontrollojë shënjuesit gjenetik që sinjalizojnë pranueshmërinë. Megjithatë, realiteti është se të gjitha këto teste komplekse janë të shtrenjta dhe të padobishme, sepse ato nuk ofrojnë ndonjë informacion shtesë të dobishëm. Ato vetëm gjenerojnë zhargon gjenetik që shumica e mjekëve të IVF-së nuk mund ta interpretojnë. Ata realisht nuk kanë të ide se çfarë nënkuptojë rezultatet e tyre, por ata janë të lumtur që ta bëjnë testin, sepse është shumë e dobishme si një mjet shtesë për t'ua shitur pacientëve të tyre. Në fund të fundit, kjo u jep pacientëve përshtypjen se mjeku është duke u bërë shumë i hollësishëm në qasjen e tij dhe se testet shtesë do të rrisin gjasat e ciklit të ardhshëm të IVF-së që të ketë sukses kur të provojnë përsëri. Pacientët duan që mjekët të bëjnë diçka - çfarëdo! Ato naivisht mendojnë se më shumë është më mirë dhe se mjeku mund të përdorë këtë informacion shtesë për t’i përmirësuar gjasat e tyre për të mbetur shtatzënë. Bërja e testit të pranueshmërisë së endometrit është një nga gjërat më të lehta që mjeku mund të bëjë. Është e lehtë për të bërë, kushton shumë para dhe është "provuar" nga kërkimet mjekësore. E vërteta është më e nuancuar. Po, analiza me ultratinguj është një test i thjeshtë, por është mjaft i mirë, sepse korrespondon shumë mirë me përqindjet e shtatzënisë. Kur keni një test të thjeshtë dhe të lirë, i cili e jep informacionin që kërkohet, atëherë cili është qëllimi për të shpenzuar më shumë para në një test invaziv të shtrenjtë, i cili nuk ofron ndonjë informacion shtesë të dobishëm? Kjo është arsyeja pse mjekët e mirë nuk përdorin testet e pranueshmërisë së endometrit, sepse me të vërtetë nuk e ndryshon planin e trajtimit të pacientes.